17-vjeçaret humbën jetën në aksident, dolën për të festuar ditëlindjen…

Dy vajza 17-vjeçare humbën jetën si pasojë i një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme në në aksin e vjetër rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Bërzhitë. Në këtë aksident mbetën të plagosur edhe tre adoleshent të tjerë, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Viktimat e këtij aksidenti janë identifikuar si Denada Tarja dhe Suada Serani. Mësohet se adoleshentët kanë qenë në një restorant për të festuar ditëlindjen e njërës prej pasagjereve që ndodhej në mjet, konkretisht të shtetases me inicialet L.M., 14 vjeçe, e cila ndodhet në spital.

Nga të dhënat, bëhet me dije se makina me targa AA044 LN drejtohej nga 18 vjeçari F.Shaba, cili ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur më pas F.Shaba. Sipas informacioneve, 18-vjeçari nuk kishte patent, ndërsa makinën ia kishte marrë babait të tij.

Pas aksidentit i riu ka dalë nga makina dhe pasi ka bërë disa hapa, është rrëzuar përtokë dhe ka humbur ndjenjat, aktualisht ai ndodhet në gjendje shoku.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...