“Mirë se erdhe kampion”, kështu e pritën Alvinin në lagje

Vogëlushi Alvin Berisha mbërriti sot në Romë dhe rreth orës 17:30 u nis për në shtëpinë e tij në qytezën e Barzago në provincën e Lecco në veri të Italisë.

Ai sëbashku me babain e tij mbërritën vonë, por siç duket edhe në foto, mbetën të surprizuar nga pritja që i kishin rezervuar banorët e lagjes.

“Mirëserdhe kampion” shkruhej në një banderolë që ishte varur në ballkonin e pallatit që prej mëngjesit të ditës së sotme.

Nëna e të miturit u vra gjatë luftimeve në Siri, ndërsa Alvin përfundoi në kampin e refugjatëve të Al Hol në verilindje të Sirisë, aty ku gjend fillimisht nga emisioni “Le Iene”.

11-vjeçari është nxjerrë pak ditë më parë nga kampi, ndërsa ditën e djeshme u publikua lajmi për lirimin tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...