Historia e Valbona Berishës ka bërë bujë jo vetëm në mediat shqipatre, por edhe në ato italiane. Nga një grua shtëpiake ajo u kthye në një xhihadiste, e cila la burrin, vajzat dhe rrëmbeu djalin për ta marrë me vete në Siri.

 

Fatmirsisht sot Alvin Berisha mundi të shpëtohej dhe ditën e nesërme pritet të takojë babanë dhe motrat e tij. Nëna e tij në Siri ndryshoi emrin dhe u quajt Yushra.

 

Ajo lidhi kurorë më një xhihadist shqiptar me të cilin pati edhe një djalë tjetër. Valbona humbi jetën së bashku me bashkëshortin xhihadist e djalin e tyre gjatë një shpërthimi.

 

Kurse ‘’Corriere della Sera’’ ka bërë të ditur se üafrë i ka thënë ajo babait të Alvinit herën e fundit që kanë folur:

 

Për të vdekur kemi gjithsesi.’’
Kurse Alvini gjatë kohës që ndodhej në Siri ka folur dy herë me babanë e tij. Në këto telefonata ai mësohet të këtë thënë:

 

Ajo është e veshur që duket si ninja. Këtu kam frikë sepse ka aeroplanët që lëshojnë bomba. Unë i thashë asaj: le të shkojmë tek babi sepse duhet të shkoj në shkollë … Por ajo nuk do të më lejojë.”