Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të përballet me drejtësinë shqiptare në lidhje me akuzat për lobimin në SHBA përmes kompanisë offshore Biniata Trade.

Basha mund të shkoj si i pandehur në Gjykatën e Tiranës për lotimin prej 675.000 dollarë në SHBA.

Shkresën e Prokurorisë e disponon Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi njoftohet nga prokurorët Gjergji Tako dhe Ervin Karanxha se kanë përmbyllur fazën hetimore dhe ndaj tyre rëndojnë akuzat për falsifikim të vulave dhe stampave përfshi atë të pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.Tashmë kjo çështje shkon për gjykim në Gjykatën e Tiranës.

Deri më tani ende nuk është e qartë nëse prokurorët e çështjes kanë mundur të të sigurojnë edhe dëshminë e lobistit, Nikola Muzin.

Tre prokurorët që hetuan këtë çështje, 3 muaj më parë thanë se kanë marrë një përgjigje të pjesshme nga autoritet amerikane dhe vijon komunikimi.

Mësohet se autoritetet amerikane të drejtësisë, i kërkuan prokurorëve shqiptarë që të bëhet e qartë nga srejtësia shqiptare, nëse statusi Nikolas Muzin është si dëshmitar apo objekt i mundshëm, i hetimit dhe nëse Nikolas Muzin, ka apo jo të drejtë të refuzojë të dëshmojë sipas ligjit shqiptarë.

Në këtë çështje, dëshmia e Nikola Muzin është thelbësore, për të patur një panoramë të plotë të ngjarjeve që e lidhin atë me PD dhe Lulzim Bashën dhe për të kuptuar se për çfarë arsyesh, ai shprehet se ka marrë drejt për drejtë 525.000 dollarë. Po ashtu dhe pse shprehet se 150.000 dollarë të Biniata Trade janë shpenzuar për llogari të PD.