Në një konferencë të përbashkët me presidenten e ardhshme të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,

 

kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se pranimi i mundshëm i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian mund të sillte përfitime dhe interesa strategjikë të bllokut europian në këtë rajon.

 

Ndërsa Ursula von der Leyen ka thënë se Maqedonia e Veriut, ashtu edhe Shqipëria kanë bërë përpjekje të mëdha për të siguruar anëtarësimin në Bashkimin Europian.

 

Kujtojmë që më 18 tetor, vendet e Bashkimit Europian nuk patën një qëndrim të përbashkët për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut.