KALAJA E DRISHTIT, MONUMENTI I PA EKSPLORUAR

Vetëm 15 km larg nga qyteti i Shkodrës, ndodhet kalaja e Drishtit e cila bën pjesë në njësinë administrative Postribë.Ajo gjendet në një kodër 800 metra të lartë dhe është ndër të paktat kala në Shqipëri në të cilën ende banohet.

 

Aty jetojnë vetëm 10 familje pasi pjesa tjetër janë shpërngulur në kërkim të një jete sa më të mirë. Shumë monumente të rëndësishme gjenden në këtë kala, por nuk janë eksploruar nga turistët.

 

Një fakt të tillë e thotë Arben Dyli një prej banorëve që i ka qëndruar besnik origjinës së tij, i cili kryen detyrën edhe të udhërrëfyesit. Sipas tij në është e domosdoshme ngritja bujtinave për turistët, të cilët kur vijnë për të vizituar kalanë nuk kanë mundësi se ku të kalojnë të paktën një natë të vetme.

 

Kalaja e Drishtit është një nga monumentet e rëndësishme të Shkodrës i piketuar për t’u pasur në konsideratë nga politikat për turizëm kulturor në këtë zonë, pavarësisht dëmtimit të skajshëm të saj

 

Fondi Shqiptar i Zhvillimit rreth 5 vite më parë ndërtoi muzeun e kalasë me një shifër prej 380 milion lekësh.Godina është tre katëshe dhe e përbërë totalisht prej guri.Janë 6 dhoma të cilat priten të pasurohen me materiale e sende me vlerë por ky muze është lënë në mëshirë të fatit.

 

Dita ditës muzeu po degradon sepse siç shikohet edhe në pamje persona të papërgjegjshëm kanë nisur dëmtimin e objekteve të ndryshme.

 

Një fakt shumë interesant ka të bëjë më shkrimtaren e njohur britanike Edit Durham cila gjatë vizitës së saj në këto vise diku rreth vitit 1908 vizitoi edhe kalanë e Drishtit ku qëndroi 22 ditë në shtëpinë e familjes Dyli, trashëgimtar i së cilës është edhe Arbeni Dyli.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...