“Jam e lumtur me procesin në Shkodër”, Senida Mesi mohon përçarjan e strukturave

Deputetja e Partisë Socialiste, Senida Mesi ishte e ftuar në studion e lajmeve të Televizionit Fax Neës ku foli për shqetsimet e strukturave në Shkodër, emërimet e drejtuesve të rinj në këtë qark, reformën zgjedhore dhe rrugën që do të ndjekë qeveria për bashkinë e këtij qyteti që drejtohet akoma nga Voltana Ademi por edhe për çështjen e lobimit të PD-së.

Mesi tha e zgjedhja e strukturave drejtuese po bëhet paralelisht me bashkitë e tjera të vendit, ndërsa theksoi se kryetar i degës do të zgjidhet një femër.

Duke folur për zgjedhjet e pjesshme, kërkesë që ia kanë adresuar presidentit për të dekretuar një datë të re për kreun e bashkisë së Shkodrës, Mesi tha se është detyrë e Metës për të caktuar një datë, në të kundërt sipas saj, do të ndiqen hapat që përcakton Kodi Zgjedhor për të pasur një kryetar të ri.

“Ne luftuam për një drejtësi të drejtë dhe shpresoj të kemi një drejtësi të drejtë. Nuk mund ta konsideroj si një proces politik, kemi një sistem të ndarë tashmë, prokuroria ka bërë detyrën ne saj dhe besoj se hetimet do të shkojnë deri në fund”, tha Mesi për Lobimin rus nga ana e PD-së.

Ndërkohë e pyetur për fotografinë e Edi Ramës me ish-presidentin e SHBA-ve, BVarack Obama, Mesi tha: “Prokuroria ka gjithë informacionin për të hetuar. Ne nuk duhet të influencojmë. Prokuroria aty është për të hetuar dhe zbuluar nëse ka raste për të pasur një çështje e cila mund të ketë arsye për hetime”.

“Për drejtorët e rinj në Shkodër kemi nxjerr kandidaturat përkatëse dhe do të emërohen sipas procedurave. Institucionet nuk duhet të drejtohen nga persona të emëruar dhe komanduar të momentit sepse shërbimi ndaj qytetarëve nuk duhet të mungojë. Duhet të shihet përputhshmëria e individit me detyrat përkatëse, përfshirë arsimimin, kualifikimet etj. Jemi në harmoni të plotë edhe me deputetin Harusha për përzgjedhjen e kandidaturave.

Unë jam e lumtur për procesin që po riorganizojmë në Shkodër. Në asnjë moment nuk është shkelur statuti i partisë. Personalisht kam marrë përsipër procesin e riorganizimit të qytetit, ndërsa ish-komunat janë në ndjekje nga Harusha. Jam e lumtur sepse besoj se deri në fund të javës do të përfundojnë zgjedhjet në organizata për të vazhduar më tutje me kandidaturat për delegatë të kongresit. Kemi pasur ritmin e gjithë bashkive të tjera, deri në fund të vitit të kemi të përcaktuara edhe kandidaturat për një kryetar partie në Shkodër që besoj se do të jetë femër.

Ata që kanë deklaruar se është shkelur statuti, duhet të citojnë nenet ku është shkelur për ta diskutuar së bashku se çfarë është bërë dhe si mund të zgjidhet. Votimet në organizata po bëhen në bazë të statutit. Është realizuar pikë për pikë dhe jam e lumtur për organizimin e përshpejtuar të procesit dhe besoj se edhe në Shkodër do të kemi një histori suksesi”, tha Mesi.

Meta nuk ka ndërmend me sa duket të dekretojë një datë tjetër, si do të veprohet ndërkohë që Shkodra drejtohet ende nga Voltana Ademi?

Senida Mesi: Ne ia kemi kërkuar dhe do t’ia rikërkojmë një datë tjetër për zgjedhje të pjesshme. Nëse nuk do të ketë një datë tjetër, nuk besoj se Presidenti do të kalojë për herë të dytë në pakushtetutshmëri. Në këtë rast ne do të ndjekim hapa të tjerë në kuadër të kodeve ligjore për të caktuar një datë tjetër për zgjedhje të pjesshme në Shkodër.

Për reformën zgjedhore deputetja tha se po punohet në kontekstin e rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it, por dhe të bundestagut gjerman ndërsa shtoi se, në kuadër të saj të gjitha grupet e interesit janë të ftuara të marrin pjesë për të shprehur sugjerimet e tyre.

“Komisioni i Reformës Zgjedhore është krijuar për të marrë në konsideratë sugjerimet dhe rekomandimet e OSBE/ODHIR dhe besoj se do të ketë një bashkëpunim në këtë kontekst. Të gjitha këto propozime do t’ju kalohen grupeve të interesit përfshirë edhe opozitën jashtë parlamentare, do të ketë një dëgjesë të gjërë dhe pastaj do të kalojnë në parlament.

Ftesa është bërë publike, është me interes që çdo palë të jetë e përfshirë dhe të ketë propozimet e veta. Ky Komision do të marrë parasysh çdo propozim të palëve të interesit gjithnjë në kuadër të rekomandimeve të OSBE/ODHIR por edhe të bundetagut gjerman”.

Lidhur me vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, Mesi tha se me logjikën e Presidentit do të krijohet një ngërç që nuk ka zgjidhje. “Presidenti ka 30 ditë kohë për të përzgjedhur emrat që ka në listë në tryezën e tij, pas këtij afati, automatikisht personi iparë në listë është i kaluar. Të hënën Kuvendi do të kalojë kandidaturat e tij dhe më pas gjithë hapat e tjerë që të kemi një Gjykatë Kushtetuese funksionale. KED ia ka dërguar tashmë liustën dhe është në përgjegjësinë e Presidentit për të kaluar procedurën, janë tre sisteme të ndara dhe të pavarura nga njëri-tjetri dhe secili duhet të zbatojë afatet kohore”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...