Adelina Ismajli gati të hedhë në gjyq këngëtaren shqiptare

Adelina Ismajli ka shpërthyer e inatosur me një këngë të fundit të kënduar nga Taulant Bajraliu dhe Albina Kelmendi, fituese e vendit të dytë në “The Voice of Albania 4”. Këngëtarja shqiptare ka parë në Instagram një video ku këndohej kënga e saj “Shko në RS”, pa e cituar kërkund Adelinën.

 

“Nëse ka një arsye pse i gëzohem krijimit të qeverisjes së re në Kosovë, është besimi im që vërtet do të fitoj gjyqet kundër hajnave [hajdutëve] që me dekada vjedhin, bastardojnë dhe shkatërrojnë idetë dhe krijimtarinë time,” shkruan Ismaili.Asaj jo vetëm që nuk i ka pëlqyer interpretimi, por flet edhe për të drejta autorësie.

 

Kënga është pjesë e emisionit “N’Kosovë Show”, ku këngëtarët bëjnë një potpuri me këngë të vjetra e interpretojnë. Vetë Albina as nuk e ka bërë tag Adelinën në postimin e saj: Nuk është asgjë e keqe të këndosh këngën e një artisti tjetër, (kot nuk ka kaq shumë cover-a) mirëpo kënga e kënduar nga Kelmendi dhe Bajraliu nuk e ka të përmendur origjinalin në videon e publikuar në YouTube.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...