Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme serioze në shumë qytete të Shqipërisë.

Rrugët janë të bllokuara për shkak të ujrave dhe në shumë zona shiu ka hyrë edhe në banesa.

Madje, dëme të shumta janë shkaktuar edhe në rrjetin elektrik.

Sipas OSHEE, dëme të rrjetit elektrik janë shkaktuar veçanërisht në Shkodër dhe në zonën Brukës-Rinas.

Meteorologët kanë parashikuar se reshjet e shiut do të vazhdojnë gjatë gjithë javës së ardhshme, me përjashtim të ditës së hënë.

Gjithashtu Insitutiti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), ka lajmëruar se gjatë ditës së sotme ka rrezik për përmbytje.