Pas atakut kardiak, ja çfarë po ndodh me këngëtarin Muharrem Ahmeti

Rreth një muaj më parë këngëtari i muzikës tallava, Muharrem Ahmeti, kaloi një gjendje të vështirë shëndetësore. Ishte miku i tij, Kristian Xhaferaj, ai që dha lajmin mbi atakun kardiak që këngëtari kishte kaluar.

 

Në atë kohë Xhaferaj bëri me dije se Muharremi ishte gjallë, edhe pse rëndë për shëndetin. Përmes një statusi në Facebook, ku dukej bashkë me mikun e tij, Kristiani tregonte shumë pak detaje për gjendjen shëndetësore të “bilbilit” të tallavasë.

 

Por teksa ka kaluar rreth një muaj, Muharrem Ahmeti duket se është normalizuar dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut. Ai i është kthyer sërish muzikës.

 

Ahmeti ka filluar të jetë aktiv në rrjete sociale ku së fundmi ka publikuar dhe një version të këngës së Elvana Gjatës “Tavolina e mërzisë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...