Këngëtarja e njohur Solange Knowles, motra e Beyonces ka njoftuar në Instagram se i ka dhënë fund martesës së saj. Pas 5 vitesh martesë, ajo dhe bashkëshorti i saj, Alan Ferguson, janë ndarë në fillim të këtij viti shumë paqësisht.

 

“11 vite më parë takova një njeri fenomenal që ndryshoi çdo ekzistencë të jetës time, por në fillim të këtij viti ne u ndamë”, shkrun këngëtarja në postimin e saj.Arsyeja e ndarjes nuk është bërë e ditur, megjithatë mediat e huaja shkruajnë se ajo e ka tradhtuar bashkëshortin me menaxherin e saj.

 

Solange dhe Alan janë martuar në vitin 2014 në një ceremoni të zhvilluar në New Orleans, së bashku nuk kanë fëmijë por kanë jetuar me djalin e Solange të cilin e ka pasur nga martesa e parë.