Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Bardhi, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Rama pas deklaratave të këtij të fundit se do

i nxirrte ujin e zi organizatave kriminale si dhe prokurorëve e gjyqtarëve KÇK.

Bardhi ironzion kreun e qeverisë duke thënë se askush nuk e ka penguar deri tani Ramën për t’i nxjerrë ujët e zi Elvis Roshit, Arben Ndokës, Arben Frrokut, Tom Doshi, Vangjush Dakos, Kajmakut, Pjetrit e Babanit.

 

Bardhi thekson se Rama po u nxjerr ujët e zi qytetarëve shqiptarë duke qenë se është vetë kryetari i KÇK-së.

 

‘Kush e ka penguar Edi Ramen t’i nxjerrë ujët e zi, Elvis Roshit, Arben Ndokës, Arben e Mark Frrokut? Ai i mbrojti ata, edhe kur u faktua botërisht se ishin trafikantë, përdhunues, vrasës.

 

Kush e ka penguar Edi Ramen t’i nxjerrë ujët e zi Tom Doshit e Vangjush Dakos, që janë në listën e zezë të SHBA, por sot, njërit i ka dorëzuar pushtetin në Shkodër, tjetrit në Durrës.

 

Kush e pengoi Edi Ramen t’i nxjerrë ujët e zi Valdrin Pjetrit, Agim Ka

jmakut e Mark Babanit që i kandidoi në votimet e 30 Qershorit dhe i mbrojti deri në fund?!

Kush e detyroi Edi Ramen ta mbrojë Rrahman Rrajen dhe bandën e tij, që kërcënon, dhunon, vjedh, por për ta drejtësia nuk ekziston, sepse ata sigurojnë pushtetin e Edi Ramës.

 

Edi Ramen e solli dhe e mban në pushtet krimi, prandaj pas çdo krimi qëndron një përfaqësues i Rilindjes.

 

Edi Rama po u nxjerr ujët e zi vetëm qytetarëve të zakonshëm.

 

Që kriminelët të shkojnë pas hekurave, që korrupsioni të mos gllabërojë çdo pasuri të këtij vendi duhet të largohet Edi Rama dhe të japë llogari para drejtësisë.

 

Kryetar i organizatës KÇK është sot Edi Rama.’ – shkruan Bardhi.