Kënga e kompozitores së njohur Diana Ziu u refuzua në Festivalin e Këngës në RTSH. Menjëherë pas kësaj ajo shpërtheu kundër regjizores së këtij festivali, Vera Grabockës.

 

Ajo i kushtoi regjizores një status revoltues për kushtet e përzgjedhjes së këngëve në festival dhe e akuzonte atë se ishte e varur nga lekët.

 

Por sërish Diana Ziu, e ftuar në ‘Neës 24’, ka thënë se Vera Grabocka ka thyer shumë shpirtra dhe nuk ka ditur të zgjedhë njerëzit e duhur për një festival i këtij standarti.

 

Kompozitorja gjithashtu foli edhe për jurinë që përzgjedh këngët duke përmendur Zhani Cikon dhe duke e cilësuar atë si ‘kukull’ i Verës.

 

“Kush është Vera Grabocka? Pse them “shoqja”. Se ajo dikur më ka thënë “ik moj vajzë, ose vërë emrin, ose këngën nuk e paraqes në RTSH”. Vera Grabocka e hoqi, sepse tha “jo, në asnjë mënyrë, partia”. Filloi të fliste në emër të partisë. Më ndaloi një këngë shumë të bukur, pse nuk ishte fustani shumë i bukur. Një ditë në një korridor duke luajtur në piano, po improvizoja, në vitet ’78.

 

Më vjen pranë një shoqe imja dhe më thotë “nuk ke frikë, po buçasin korridoret, duke i rënë”. I thashë: Po pata frikë do kem nga ti. Në atë kohë më vjen një grua dhe më tha “Shoqja Diana çfarë po luani kështu, po tingëllon dhe korridori”. I thashë: Po luaj nga veriu. Në atë moment m’u kujtua Vera Grabocka, se me mua ashtu është sjellë, madje edhe me të tjerë, ka thyer shumë shpirtra. Ajo duhet të zgjidhte njerëzit e duhur, por të bënte punët e veta, mos të fshihej pas gishtit.

 

Ajo rri pas Alketa Vejsiut, se kjo është e talentuar, as për Elvana Gjatën. Kush do më testojë mua? Soni Malaj? Është sikur një nxënës i klasës së parë të liceut të vlerësojë një emër të njohur. Është të vësh duart në kokë, është tmerr. Zhani Cikon e ka vënë si kukull Vera. Nuk e kanë dëgjuar këngën. Zhani nuk di të bëjë një këngë, ai nuk ka folur me emra kompozitorësh, por me emra këngëtarësh. Nuk është televizioni i këngëtarëve”, u shpreh Diana.