Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të turit të tij me të rinjtë, është ndalur sot në qytetin e Korçës.

 

Pasi i vodhi fillimisht idenë dhe sloganin “Nismës Thurje” , sot ai i është drejtuar të rinjëve korçarë me një slogan të kohës së komunizmit, kur vendi drejtohej nga Enver Hoxha.

 

Ndërkohë që fliste për arsimin si prioritet i çdo kombi që synon përparimin dhe prosperitet, Basha ka përmendur një nga sloganet e qena tepër masive në kohën e ish diktatorit Hoxha: “Si është rinia sot, do të jetë atdheu nesër”!

 

Gjë që tregon se sado frymë të re të ketë Basha, mësimet e PPSH-së (Partisë së Punës së Shqipërisë) dhe të udhëheqësit të “lavdishëm” Enver Hoxha, nuk i harron.
“Arsimi duhet të jetë prioriteti i çdo kombi që synon përparim. Si është rinia sot, do të jetë vendi nesër. Vendet e përparuara mbështesin arsimin parauniveristar me buxhet në rritje. Shqipëria është i vetmi vend, ku nuk ndodh kjo” tha ndër të tjera Basha para të rinjëve