Kush tha që drejtësia nuk është efektive dhe e shpejtë?

Ose që ligji për disa është më i barabartë se për të tjerë ? Agim Reka, një i pastrehë që e siguron jetën duke gërmuar në koshat e plehrave u arrestua me sukses si hajdut i një biçiklete. Gjatë gjykimit

55-vjeçarit iu afrua avokat nga shteti , ndërsa ai këmbëngulte se nuk kishte vjedhur asgjë, por kishte marrë çfarë gjeti në koshat e plehrave. drejtësia e shpalli fajtor për vjedhje , një vepër për të cilën burri ende nuk e pranon.

Këtë të hënë itinerari i tij ishte nga koshat e plehrave , në drejtorinë e shërbimit të provës, ku Agim Reka duhet të paraqitet dhe të firmosë, si një nga format e drejtësisë që po përpiqet ta edukojë me shërbim prove.

Por i ngjashëm është edhe rasti i një pensionisteje me inicialet F. Hyseni e shpallur fajtore pasi u kap duke vjedhur në një supermarket produktet ushqimore, dy çokollata, një sallam dhe një pako gjalp. Vlera e tyre nga ekspertiza e

hetuesve u deklarua në gjykatë në totalin e 330 lekë. Gruaja u dënua me shërbim prove, por që për shkak të një sëmundjeje ajo duhet të sillet pranë shërbimit të provës nga një familjar.

Me një luftë të tillë ndaj endacakëve dhe të pamundurve , me siguri do ju jepet zemër prokurorëve dhe gjyqtarëve që të luftojnë krimin e vërtetë të organizuar si dhe korrupsionin, të cilët pengojnë hapjen e negociatave per anëtarësim të Shqipërisë në BE.