ARRESTOHET NË SHKODËR ATENTATORI I PROKURORIT

R.RR. 34-vjeç,

i cili dyshohet si i përfshirë në atentatin e katër ditëve më parë në mbikalimin e Shkozetit, ku u qëllua me breshëri automatiku ndaj makinës me të cilën udhëtonte prokurori i Durrësit, Arjan Ndoji dhe Landi Muharremi, i njohur si “i forti i Sukthit”. Mësohet se Rr. është identifikuar nga gjurmët e ADN-së dhe pështyma në një nga maskat e gjetura në makinën e braktisur të atentatorëve në fshatin Shkafanë.

Ai është ndaluar në Shkodër, teksa po tentonte të largohej drejt Malit të Zi,mbrëmjen e së Henës, ndërsa ka mohuar të ketë lidhje me këtë ngjarje. Në momentin e ndalimit atij i janë sekuestruar edhe dy aparate celulare të cilat nuk janë zhbllokuar ende nga grupi hetimor, por cilësohen si në provë kyçe që mund të çojë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje.Rr. u

arrestua pas një kontrolli të ushtruar nga Renea dhe Policia e Durrësit me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, që kanë vijuar kontrollet në 20 banesa në 5 qytete të ndryshme, Krujë, Fushë-Krujë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan, ndërsa në verifikim janë edhe 3 persona të tjerë. Deri më tani janë shoqëruar

14 persona të cilët pasi janë marrë në pyetje janë lënë sërish të lirë. Rr.R. është me profesion stomatolog dhe ka klinikë dentare në Fushë Krujë, ndërsa jetonte mes Shqipërisë dhe Kanadasë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...