Merr fund dilema, me mire ta mbajme ndezur apo ta fikim. Si kursejme me shume energji

Kemi dëgjuar miliona herë që më mirë është të jetë i ndezur bojleri vazhdimisht sesa ta fikni, sepse kështu, gjoja, kursehet energjia elektrike. Ja cila është e vërteta.

Dilema e përhershme e çdo familjeje është, a ta fikin apo ta lënë vazhdimisht bojlerin të ndezur, në mënyrë që të shpenzojnë më pak energji elektrike.

Edhe pse te shumica mbizotëron dilema që a është më mirë ta lëmë bojlerin të punojë, sepse me rastin e çdo ndezjeje shpenzon më shumë energji elektrike për ngrohje të sërishme, përgjigjja është plotësisht e kundërt.

Dinamika e shpenzimit varet se a e fikni apo vazhdimisht e lini të ndezur.

–Varësisht nga ajo se për çka shpenzoni ujin e ngrohtë dhe sa shpesh, rekomandohet që megjithatë bojleri të fiket kur energjia elekrtike është më e ngarkuar.

Për shembull, një familje katëranëtarëshe më mirë është që bojlerin ta ndezë natën kur energjia elektrike është më pak e ngarkuar dhe ta fikë në mëngjes kur nis edhe perdorimi i pajisjeve te ndryshme, dhe që në mbrëmje ta ringrohë.

– Në shtepi në të cilat jeton një anëtar, rekomandohet të përdorë përparësitë e energjise së lirë, sepse ajo akoma është disa herë më e lirë, vetëm se ai me siguri nuk duhet që ta ringrohë.

Është bindje e gabueshme që bojleri vazhdimisht të jetë i ndezur, sepse termorregullatori e ndez dhe e fik sipas temperaturës së paracaktuar dhe që atëherë gjoja shpenzon më pak energji elektrike.

Veç kësaj, bojleri i ndezur vazhdimisht edhe ditën edhe natën, krijon rre.zik pote.ncial nëse ndonjë apo të gjitha elementet e sigurisë së bojlerit prishen

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...