“Nuk ka më vendosje drejtuesish kush paguan çmimin më të lartë”, kështu është shprehur deputetja socialiste, Senida Mesi.

Teksa sqaron akuzat e bëra ndaj saj nga Paulin Sterkaj e Tom Doshi, në një intervistë për “Report TV”, ish-zv kryeministrja Mesi ka theksuar se për drejtues duhet vendosur një person që ofron cilësi dhe profesionalizëm.

Sipas Mesit, drejtuesit e tipit “kush paguan çmimin më të lartë”, i kanë bërë emërimet model tenderi.

“Për akuzat që dëgjoj lart e poshtë me tendera dhe ankande, dua të theksoj një element të rëndësishëm. Deri tani ka qenë tender, kush ka ofruar çmimi më të lartë. Ta harrojë që do jetë drejtor i emëruar kush ofron çmimin më të lartë. Do të jetë drejtor një që ofron cilësinë më të mirë, profesionalizëm më të lartë dhe të dijë të administrojë insititucioneve”, tha Mesi.