Në fshatin Tamarë të bashkisë Malësi e Madhe pacientët duhet të kalojnë peripeci të shumta për të siguruar shërbimin shëndetësor.

Largësia nga qyteti ka sjellë mungesë të theksuar në mjekë dhe infermierë të cilët kanë refuzuar të shërbejnë në Tamarë pasi sipas tyre largësia nuk justifikohet mbase edhe me rrogën mujore që ata duhet të marrin.

Këtë e pohon vetë kreu i bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj sipas të cilit kjo zonë dhe shumë zona të tjera malore janë në prioritet për të pasur akses për sigurimin e këtij shërbimi.

Megjithatë Marinaj shprehet se si ministria e shëndetësisë edhe ajo e arsimit kanë shfaqur interes për konkretizimin e projketeve që bashkia i ka dërguar.

Sipas të dhënave të Observatorit Global të Shëndetit Shqipëria ka numrin më të vogël të mjekëve për banorë në të gjithë rajonin e Ballkanit një situatë e përkeqësuar gjatë viteve të fundit nga emigrimi drejt Gjermanisë i stafit shëndetësor,

por mungesa e tyre ndjehet edhe më shumë në zonat e thella malore, ku pacientët duhet të kalojnë peripeci të shumta për të siguruar këtë shërbim