Një djalë 6-vjeçar mbërriti vonë në shkollë se familja e tij kishte pasur probleme me makinë atë ditë, dhe nëna e tij e dinte se djali i saj do merrte një dënim gjatë drekës për shkak të vonesës.

 

Gjatë drekës, mamaja vizitoi djalin për të parë se si po ia dilte – por ajo ishte e tronditur kur hyri në dhomën e drekës dhe zbuloi se dënimi i tij ishte më shumë një turpërim publik sesa një dënim.

 

Ai ishte ulur vetëm në një tavolinë me një ndarje kartoni para fytyrës, duke e penguar që të shihte ose të bënte kontakt me nxënësit e tjerë. Ai ishte duke qarë, i poshtëruar, i mërzitur.

 

Mamaja ishte e zemëruar, sidomos pasi e dinte që nuk bëhej shpesh vonë për shkollë dhe nuk ishte aq vonë vonë sa të merrte një dënim.