Moderatorja e “Why Not” Roza Lati e ftuar në emisionin “Casa De Los 3s” ka treguar për një njohje me një djalë që ka pasur këtë verë.

 

Teksa tregonte historinë, Roza tha se djali kishte ndryshuar nga takimi i parë dhe teksa tregonte historinë i kërkoi falje me humor të ëmës.

 

“Rasti konkret, unë po njihja dikë këtë verë (ma, më fal) po e njihja po nuk është se më ngjiste shumë muhabeti, vetëm për relata shoqërore. Në radhë të parë më pëlqeu shumë paraqitja e tij si gentleman. Më hutoi pak, por po t’i njohësh njerëzit mirë e nxjerrin veten kollaj kush janë, edhe përtej gentleman-it ishte një bishë nga ato që s’kam qejf unë“, u shpreh moderatorja.