LSI ka dalë kundër vendimit të Partisë Demokratike për të mos hyrë në zgjedhje me kryeministrin Edi Rama.

 

Ish-deputetja Nora Malaj ka deklaruar se vendimi i forcës së saj politike është të hyjë në zgjedhje edhe me Ramën si kryeministër.

 

Edhe pse PD artikulon qëndrimin se nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, e ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Malaj u shpreh e bindur për fitoren e opozitës.

Nora Malaj: Që të fillojë zgjidhja duhet të ketë zgjedhje, nuk ka rëndësi janë të parakohshme apo…le ti bëjë Rama se do vetë që ti thotë, le të gjejë dh një zeus.

 

Jeni të gatshëm të hyni në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër?

Nora Malaj: Sot hyjmë në zgjedhje me Edi Ramën, sot, tani. Nëse ti dhe unë e shpallim dhe kishim forcën që perëndia të na i jepte të thonim tani të hyjmë në zgjedhje ne sot hyjmë në zgjedhje se nuk kemi fare frikë. Nuk kemi frikë për një gjë, sepse shumë e rëndësishme është që zgjedhjet nuk di ti fitojë as unë as ti. Do ti fitojnë ata individë që shqiptarët i duan.

 

Kjo deklaratë mos shkon në kundërshtim të vijës së PD, e cila thote se ne nuk hyjmë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër?

Nora Malaj: Unë di të them këtë gjë, që deklaratat që ne themi, ose që personalisht i mendoj dhe si forcë politike i artikulojmë është që ne jemi gati të hyjmë në zgjedhje. Jemi bërë gati dhe kemi ndezur të tërë motorët për të hyrë në zgjedhje, sepse situata është aq e rëndë dhe po jua garantoj që muaji shkurt do ketë krizën më të madhe ekonomike që do jetë dhimbja më e madhe. Kjo nuk është për të thënë si Kasandra që shiko se unë parashikova diçka, por di të them që familjet shqiptare do jenë në ngërçin më të madh të jetës së tyre, pasi sot buxheti i shtetit është totalisht i shkatërruar.