Dashi

Kjo javë nuk do të jetë aspak rutinë për të gjithë të lindurit në shenjën e dashit. Çdo ditë do të ndodhin gjëra që do ju bëjnë të emocionoheni herë për mirë e herë për keq. E rëndësishme është që java do të mbyllet mirë për ju të dashuruarit. Beqarët do e takojnë që ditët e para të javës shpirtin e tyre binjak dhe gjatë gjithë kohës do thurin ëndrra se si t’i çojnë gjërat më tej. E mira do jetë që të mos nxitohen. Në planin financiar do keni gjatë gjithë kohës mbështetjen e Diellit dhe gjendja do mbetet goxha e qëndrueshme. Mund ta blini edhe objektin që ja keni vënë syrin prej kohësh.

 

Demi

Nëse tregoheni të duruar dhe nëse herë pas here hapni rrugë, do i kaloni të gjitha problemet që keni pasur me partnerin ju të dashuruarit. Vetëm në këtë mënyrë do mund të merrni frymë lirisht. Beqarët nuk do e mbajnë mendjen tek krijimi i një lidhje sepse do jenë të zënë me punë dhe me angazhime të tjera. Buxheti do jetë goxha i mirë dhe mund të kryeni edhe disa investime të mëdha. Kjo është koha më e përshtatshme kështu që përfitoni.

 

Binjakët

Partneri do jetë shumë kokëfortë gjatë gjithë javës dhe ju edhe pse do mundoheni t’ia mbushni mendjen për diçka nuk do ia arrini qëllimit. Dashuria nuk do jetë në ditët më të mira. Për beqarët nga ana tjetër do ndodhe një takim i rëndësishëm. Do përjetoni kënaqësi që as ua kishte marre mendja. Ka ardhur koha ta merrni më seriozisht sektorin e financave. Me pak mbështetje edhe nga planetët do ia dilni me sukses ta përmirësoni buxhetin.

 

Gaforrja

Ka rrezik që këtë jave jeta juaj në çift të ketë probleme. Do jeni gjithë kohës në ankth dhe mjaft xhelozë për atë që keni në krahë. Kujdes mos e teproni! Për beqarët do jetë një jave e mirë. Do keni takime dhe nuk do ngurroni të hidhni hapat e parë. Për sa iu përket financave do i përmirësoni ato dhe do mundoheni të vendosni një ekuilibër. Shëndeti nuk do ketë asgjë për t’u shqetësuar. Do filloni edhe një aktivitet te ri sportiv që do iu bëjë të ndiheni më mirë.

 

Luani

Mjedisi yjor do iu rezervojë një jetë sentimentale harmonike dhe pa probleme ju të dashuruarve. Do ndiheni gjatë gjithë kohës të lumtur pranë atij që keni ne krah dhe nuk do reshtni se ia shprehuri ndjenjat njëri-tjetrit. Beqarët vetëm ditën e premte mund të takojnë persona interesante me te cilët mund të nisin një lidhje. Ne planin financiar nuk do dini ta menaxhoni gjendjen dhe situata mund të marrë tatëpjetën.

 

Virgjëresha

Marrëdhënia me atë që ndani jetën do jetë mjaft romantike. Dashuri, pasion, xhelozi…Gjithçka do të ndodhe por mjafton që rutina do të largohet. Kjo është më e rëndësishme! Yjet do i ndihmojnë beqarët të kenë takime interesante nëpër vende shumë të veçanta. Përfitoni! Hëna do iu ofrojë ndihmën e saj në planin financiar. Pas sakrificave që do bëni do merrni mjaft përfitime. Shëndeti do jetë i mirë.

 

Peshorja

Këtë javë jetë juaj në çift do jetë tej mase e bukur. Të gjithë yjet do bëhen bashkë dhe do ju ndihmojnë të jeni te lumtur. Për beqarët ka shumë mundësi që një miqësi e vjetër të shndërrohet në diçka tjetër. Në fillim do ndiheni në siklet, por më pas gjithçka ka për të ndryshuar. Herë pas here do ju duket sikur jeni në ëndërr. Financat nuk do jenë te këqija, megjithatë nuk duhet të shpenzoni pafund pa menduar për të ardhmen. Për shëndetin kujdesuni pak më tepër sepse po e latë pas dore gjendja mund të rëndohet.

 

Akrepi

Do bëni gjithçka që keni në dore që të krijoni një klimë sa më romantike dhe sensuale në lidhjen tuaj. Partneri do iu ofrojë mbështetjen e tij. Beqarët duhet të përgatiten për një lidhje serioze këtë jave. Më në fund as ju nuk do jeni më vetëm. Kujdes nga pamaturia në sektorin financiar sepse problemet që mund të lindin do jenë shumë të vështira për t’u përballuar. Shëndeti do jete në përgjithësi i qëndrueshëm, por herë pas here do ndiheni edhe në ankth. Merrni masat e duhura!

 

Shigjetari

Nëse nuk doni të keni probleme dhe debate me partnerin tuaj mundohuni t’i përkushtoheni më tepër atij dhe të lini çdo gjë tjetër në plan të dytë. Beqarët do bëjnë gjithçka për ta ndryshuar statusin e tyre, por për fat te keq nuk do ja arrijnë dot qëllimit. Gjithçka do mbetet thjesht në kuadër të njohjes. Në planin financiar për fat të mirë do ju ndihmojnë disa miq të ngushtë dhe nuk do keni probleme. Nëse nuk do ishin ata me zor do ja dilnit.

 

Bricjapi

Priten ndryshime pozitive këtë javë në jetën tuaj në çift. Do kaloni më shumë ditë të mbushura me entuziazëm dhe emocione. Beqarët do kenë disa takime, por nuk do munden dot të fiksohen pas dikujt duke humbur kështu mundësi të mira. Me shpenzimet tregohuni realiste sepse atëherë kur nuk e prisni situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Shëndeti do mbetet gjithë kohës i mirë. Do keni rezistencë të mire fizike dhe morale. Edhe ata që kane pasur shqetësime do ndihen më të qetë.

 

Ujori

Neptuni do ndikojë negativisht në jetën tuaj në çift gjatë kësaj jave dhe debatet me partnerin do jenë më të shpeshta. Do jeni më të drejtpërdrejtë nga sa duhet dhe kjo mund të sjellë konflikte. Beqarët nuk duhet të ngurrojnë t’i shprehin ndjenjat e tyre sepse po ngurruan për shume kohë kanë për t’i humbur mundësitë e mira. Në planin financiar do ju dalin vështirësi herë pas here, por në përgjithësi gjendja do mbetet e mirë. Shëndetin duhet ta keni gjithë kohës në vëmendje pasi nuk do jete aspak i mirë.

 

Peshqit

Ka rrezik të kaloni një periudhe të tensionuar këtë jave juve që jeni në një lidhje. Do debatoni për gjithçka me atë që keni në krah dhe nuk do e ulni hundën për asgjë. Beqarët do kenë një ditë të mbushur plot vështirësi dhe nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhje. Nëse keni parashikuar të bëni blerje apo investime për në shtëpi, bëjeni këtë javë sepse influenca e yjeve do jetë pozitive. Shëndeti nuk do ketë asnjë lloj problemi. Do jeni gjithë kohës në formë të shkëlqyer dhe nuk do keni shqetësime.