Është një ndër këngëtaret shqiptare më të reja në moshë dhe karrierë dhe një ndër më të veçantat. Kanita Suma ose si njihet në art vetëm Kanita, ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin, ‘Shiko kush Luan’, me moderatore Luana Vjollcën.

 

Si pjesë e programit, ajo nuk iu ka shpëtuar dot pyetjeve pikante në lidhje me jetën e saj private. Në pjesën e parë të emisionit Kanita është pyetur se në çfarë moshe e ka dhënë puthjen e parë.

 

Ajo është shprehur se diçka e tillë nuk ka ndodhur ende.

“Nuk e kam dhënë akoma”, është përgjigjur ajo.

 

Këngëtarja është vetëm 18 vjeç dhe mesa duket ende nuk e ka gjetur dashurinë. Pavarësisht moshës së re, Kanita është kthyer në një artiste mjaft të suksesshme.