FOTO ILUSTRUESE

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur në zonën e Dajçit, përgjatë rrugës që lidh Shkodrën me Velipojën.

 

Raportohet se 32 vjeçari E.T , është dërguar në spitalin e Shkodrës, i plagosur, me fraktura në disa pjesë të trupit.

 

Dyshohet se i riu u përfshi në aksident teksa po kalonte rrugën.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit