Murgesha ngel shtatzënë “pa dashje” dhe çuditet: Nuk e di kush është babai!

Të shumta janë polemikat që ka shkaktuar rasti i një murgeshe në një provincë të vogël në Itali, e cila ka mësuar pak kohë më parë se është shtatzënë. Ajo ka shkuar të bëjë një vizitë për shkak të dhimbjeve të forta në bark, kur ka mësuar lajmin që s’e priste.

Gruaja besimtare në “gjendje interesante”, siç shkruan gazetari Giuseppe Romeo në “Gazzetta del Sud”, prej vitesh shërbente në një institut kolegjial. Gjatë javëve të fundit ajo është paraqitur me dhimbje të forta dhe patologji të tjera, të cilat e kanë detyruar t’i drejtohet spitalit Sant’Agata Militello.

Pasi ka bërë disa analiza, mjekët kanë zbuluar se murgesha ishte shtatzënë, në javët e para të ngjizjes së embrionit. Rasti është mbajtur fillimisht i izoluar dhe emri i murgeshës nuk është bërë i ditur.

Sipas raportimeve të “Gazzetta del Sud”, murgesha ishtë surprizuar nga lajmi dhe nuk bëhet e ditur se kush është babai. Madje, as ajo vetë nuk e ka idenë se kush mund të jetë i ati.

Rrethet kishtare kanë njoftuar se pasi të lindë, gruaja mund të braktisë urdhërin e murgeshës dhe të bëhet nënë me kohë të plotë. Një rast analog ka ndodhur në zonën e Raguzës, ku një murgeshë nga Madagaskari është në pritje të një fëmije.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...