Pak ditë më parë Kryeminsitri Edi Rama ak uzonte me emër dhe mbiemër prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja si të lidhur me kr imin. Por sot Rama ka heshtur për atentatin që i është prokurorit.

 

Dhe pse ende nuk ka një reagim prej tij, qytetarët kanë nisur t’i kërkojnë llogari dhe e kanë “mas aktuar” me komente. Kreu i qeverisë ka qenë i ftuar në një aktivitet të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ku promovohen makinat retro.

Shumë komente janë bërë në profilin e Ramës në videon live, por tashmë komentet negative nuk janë më pasi janë fshirë nga administratorët e faqes.

 

“Këtu kërcet kall ashi dhe ti na bën reklamë motoçikletat, le nam o idiot”, janë disa nga komentet e ndjekësve në profilin e Ramës. “Stambolli digjet kurva krihet esht puna jote”, shkruan një tjetër komentues.

 

Ate ntati ndodhi pasditen e se premtes teksa prokurori Arjan Ndoja po udhëtonte me dy persona të tjerë në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit. Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur edhe dy personat e tjerë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç dhe Aleksandër Laho, i cili ishte pasagjer. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tm errshmi i Sukthit”.