Një 15-vjeçare nga Ballshi ka rrëfyer historinë e dhimbshme të jetës së saj në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” në News24.

Enila Velaj jeton në fshatin Cfir,e cila jeton së bashku me mamanë e sëmurë dhe vëllain e vogël, ka përjetuar vuajtje të mëdha, të cilat nuk kanë fjalë të përshkruhen, që kur ishte e vogël.

Ajo rrëfen se pavarësisht halleve dhe problemeve të shumta me të cilat e ka përballur jeta, vazhdon të qëndrojë e fortë.

Ajo u shpreh:

Këtu jemi në fshatin Cfir, unë jetoj me mamin dhe vëllain këtu. Lagjia është komplet bosh, ka njerëz që akoma po ikin, po ikin përgjithmonë nga fshati. Ishte një shtëpi lartë edhe ajo iku, edhe xhaxhi do ikte por për arsyen tonë nuk iku, po rri me ne. Asnjë nuk është më e hareshme nuk është më e zhurmshme. Mua mu desh që 11-12 vjeç të merrja ekonominë e shtëpisë, pasi mamaja ime nuk është në gjendje. Babai im nuk ishte në gjendje të mirë dhe m’u desh që e vogël të përballesha me hallet e familjes.

Ne jetojmë falë një KEMP-i që ka mami, pasi mami ka qenë e sëmurë që 6 muajshe, dhe me atë KEMP 10 mijë leke me atë duhet ta përballojmë. Faturat i paguajë unë si dritat, blejmë qumësht, siguroj edhe ushqimet. Edhe tani para një muaji na duhej të blinim librat, i blemë se duhet të shkonim në shkollë, ngaqë blemë librat nuk kishim më lekë të blinim ushqime. Jam treguar e fortë dhe deri në këtë pjesë Zoti më ka dhënë një fuqi që as vetë nuk mund ta imagjinoja.

Këtë e kuptova para tre viteve, mami dhe babi u grindën keq, mami iku tek gjyshja. Mori dhe vëllain me vete, babi ishte i sëmurë qëndroi rreth një muaj në krevat shtrirë. Unë isha 11 vjeç pamundësi ekonomike, mungonte diçka, mami i fliste babit, ai mërzitej. Nga një grindje të vogël kaloi në një grindje të madhe derisa mami iku fare. Unë doja të rrija me babin se ai ishte i sëmurë dhe nuk e lija dot vetëm. Ai shkonte larg nuk dinte si të kthehej në shtëpi, kalonte nga kalaja, nga mali, në pyll dhe s’mund ta gjenim dot.

Mësoja deri vonë që të mos ulja mesataren e notave në shkollë, për 4 muaj rresht atje e kam parë se çfarë dmth vuajtje. Tani nuk u besoj më tek asnjë njeri. Njerëzit tek të cilët unë kisha më shumë besim më kthyen krahët. Babi më ka ndihmuar shumë, me atë i harroja problemet, që mami kishte ikur. Por mamin e sollën se unë isha shumë e vogël vetë 11 vjeç. Fillimisht nuk kishin marrëdhënie të mira, unë e kam falur ka kaluar kohë.”

15-vjeçarja tregoi si u përball papritur me vd/ekjen e të atit dhe gjyshit të saj.

Me të ëmën e sëmurë dhe të paaftë për të bërë gjë, Enila mbajti mbi supe gjithë barrën e familjes. Ajo u nënë e baba për vëllain e saj.

Ajo tha:

Atë ditë erdhi babi në shtëpi, ishte koha e qershive atëherë, tek qendra është një çezmë atje babi u sëmur nxirrte nga goja gjak, babi po jepte shpirt, mua më nxorën jashtë, ai vd/iq. E përjetova shumë keq, nuk po mësohesha dot pa të. Edhe sot nuk jam mësuar me faktin se babi nuk është më, se nje ditë do vijë. Tek varri them babi nuk mund të jetë këtu nën tokë. Në prill mbush 2 vjet që ka vde/kur nga epilepsia, edhe mami vuan nga ajo sëmundje.

Tre pjesë të trurit babi i kishte të vde/kura, vetëm një pjesë e trurit i punonte, ndërroi je.të edhe gjyshi, u ndjeva tepër e vetmuar. Kur ata vdi/qën ka qenë tmerr, nuk dija më çfarë të bëja. Jeta më dukej pakuptim. Mami është e sëmurë nuk kupton aq shumë, nëse e humbas mamin do jetë vde/kje edhe për ne. Nuk dua ta mendoj që mund të ndodhë.”