FATI YT SOT, HOROSKOPI 3 NENTOR 2019

DASHI
Do ndodhë diçka shumë e rëndësishme sot në jetën tuaj në çift dhe do ndiheni mjaft mirë. Do kaloni më tepër kohë me partnerin dhe do njohin një tjetër anë shumë të mirë të tij. Gjëndja e financave nuk do jetë delikate. Mbajini nën kontroll shpenzimet që të mos keni vështirësi më të mëdha.

 

DEMI
Juve që jeni në një lidhje nuk duhet kurrsesi të ndërmerrni rreziqe sot. Yjet nuk do kenë ndikim pozitiv dhe mund të futeni në probleme serioze. Beqarët do miqësohen tej mase me një person i cili ka ardhur nga jashtë. Njihuni akoma më mirë me të para se të hidhni hapa.

 

BINJAKËT
Marrëdhënia juaj në çift do fillojë të përmirësohet ndjeshëm gjatë gjithë kësaj dite. Do ndiheni gati të hidhni hapat e duhura.. Në planin financiar shumë gjëra kanë për të ndryshuar njëherë e përgjithmonë falë ndihmës që do iu jepet nga të afërmit.

 

GAFORJA
Pasioni do jetë i zjarrtë sot për të gjithë ju që jeni në një lidhje. Në disa momente madje do ju duket sikur jeni në ëndërr e jo në realitet. Financat do jenë të mira kështu që mund të bëni ndonjë shpenzim më tepër.

 

LUANI
Mos lejoni që askush të ndikojë në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite sepse do sjellin vetëm probleme dhe debate. Do bëni mire t’i merrni gjërat shtruar dhe të bëni atë që do ndjeni. Sektori i buxhetit nuk do jetë në gjëndjen më të mirë prandaj duhet të merrni masa.

 

VIRGJËRESHA
Prespektivat janë shumë të mira gjatë gjithë kësaj dite për jetën tuaj në çift. As vetë nuk e kishit menduar ndonjëherë se gjithçka do mund të rregullohej kaq shpejt. Beqarët gjithashtu do e gjejnë një person interesant dhe do vendosin te provojnë një lidhje me të.

 

PESHORJA
Dëgjojeni me kujdes zemrën tuaj gjatë kësaj dite sepse ajo nuk do ju zhgënjejë aspak. Nga ana tjetër mundohuni që t’ia plotësoni partnerit disa dëshira nëse doni ta mbani më pranë. Beqarët nuk duhet të nxitohen të hidhen në krahët e dikujt vetëm për të mos qënë vetëm sepse mund të vuajnë më tepër.

 

AKREPI
Klima në jetën tuaj në çift do jetë shumë e trazuar. Herë pas here mund të lindin edhe disa mosmarrëveshje kështu që bëni kujdes. Gjëndja e financave nuk do jetë shumë e keqe kështu që mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më shumë sesa zakonisht.

 

SHIGJETARI
Do bashkëpunoni gjatë gjithë kohës sot me atë që keni në krah dhe gjërat do ju ecin ashtu si i kishit imagjinuar. Kënaqësitë do jenë të forta dhe do ju duket shpesh sikur jeni mbi re. Në planin financiar do jeni shumë të shpërqëndruar dhe nuk do hidhni hapat e duhura.

 

BRICJAPI
Hëna do jetë e pozicionuar mirë sot në jetën tuaj në çift prandaj çdo gjë ka për t’iu ecur mirë me partnerin. Shfrytëzojeni sa më shumë çdo sekondë së bashku. Beqarët do jenë më të organizuar dhe do e dini mirë çfarë hapash të hedhin për ta bërë për vete dikë. Maturi dhe sa më shumë maturi sot në cdo aspekt të jetës.

 

UJORI
Ditë shumë e qëndrueshme do jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do e lini pas krahëve të shkuarën dhe do mundoheni të mos i përsërisni gabimet. Partneri do ju kërkojë falje për gabimet e veta. Beqarët fatkeqësisht nuk do kenë një ditë pozitive dhe do vazhdojnë të mbeten vetëm.

 

PESHQIT
Do diskutoni gjërë e gjatë sot juve që jeni në një lidhje dhe do i zgjidhni të gjitha problemet që keni pasur. Do jeni të qetë. Do hidhni hapat e duhura dhe do mundoheni të hiqni edhe disa para mënjanë. Do ndiheni më të qetë kësaj here.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...