Një fushatë kundër përpjekjes së Ministrisë së Jashtme britanike ka nisur në Angli për mos të deportuar një 18-vjeçar shqiptar.

 

Historia e 18-vjeçarit shqiptar, Samet Meta ka ‘’rrëmbyer’’ zemrat e mijërave anglezëvë që kërkojnë që djaloshi të qëndrojë në këtë vend.

 

Midis tyre është edhe aktori anglez Joe Sims. Ai ka bërë thirrje publike që djaloshi shqiptar të fitojë të drejtën për të qenë një shtetas anglez. Po ashtu për të hedhur poshtë vendimin e Ministrisë së Jashtme, është firmosur një peticion me 11 mijë firma.

 

I riu shqiptar shkoi në Angli pasi e morrën disa kri minel. Ai la shkollën, por më pas u bë zdrukthëtar duke ndjekur kolegjin në Filton. Gjatë kohës që shkonte në këtë kolegj, ai mësoi se qeveria britanike e kishte refuzuar kërkesën e tij për mos t’u deportuar.

 

Kurse aktori i njohur britanik ka thënë:

Ishte një kënaqësi e madhe të takoja Sametin. Do të nxisja këdo që ta ndihmonte këtë djalë, i cili ka kaluar shumë peripeci, që të realizojë ëndrrën e tij që të qëndrojë këtu dhe të bëhet një zdrukthëtar i zoti.’’