Dega e PD Shkodër akuzon kryeministrin Edi Rama se po përdhos qytetin dhe ka turpëruar socialistët e Shkodrës duke kandiduar për kryetar partie një të dënuar.

PUBLICITET

 

Përmes një deklaratë për mediet, PD Shkodër thotë se “Rama ka rreth 2 muaj që ka lënë Shkodrën pa drejtorë rajonal, sepse pret që bandat të bien në ujdi për të ndarë pushtetin”.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEGA SHKODËR:

Është e turpshme dhe e dënueshme përdhosja që po i bën Edi Rama qytetit të Shkodrës.

Pasi i turpëroi socialistët e Shkodrës duke i kandiduar për Kryetar Bashkie, pa i pyetur, një trafikant droge të dënuar në Itali, Edi Rama ka rreth 2 muaj që ka lënë Shkodrën pa drejtorë rajonal, sepse pret që bandat të bien në ujdi për të ndarë pushtetin.

 

Nuk ka rëndësi për Edi Ramën se çfarë mendojnë qytetarët e Shkodrës.

 

Nuk ka rëndësi për Edi Ramën se çfarë mendojnë socialistët e ndershëm të Shkodrës.

Nuk ka rëndësi për Edi Ramën që Shkodra ka djemë dhe vajza të talentuar, të arsimuar mirë dhe të aftë për të drejtuar administratën publike lokale.

Për të ruajtur pushtetin e tij personal, për Edi Ramën ka rëndësi vetëm vazhdimi i marrëveshjes së bashkëqeverisjes me krimin e organizuar në Shkodër.

 

Shkodra nuk ka për t’ia falur këtë! Edi Rama duhet të mësojë se me Shkodrën as nuk mund të tallet dhe as nuk mund të luajë!

 

Partia Demokratike Dega Shkodër i bën thirrje qytetarëve të Shkodrës, pa asnjë dallim politik, të përbuzin këtë model qeverisjeje, ta refuzojnë fuqimisht tentativën e Edi Ramës për të veshur me pushtet krimin në Shkodrën e kulturës dhe dijes.

 

Shqipëria dhe Shkodra ka vetëm një rrugë!

Të ndahen nga krimi, të refuzojnë të keqen, dhe të punojmë bashkarisht për Shqipërinë si gjithë Europa!

 

#partiademokratikeShkodër #pd

 

PS e Shkodrës ndodhet në kolaps që pas largimit nga drejtimi si koordinator i Ditmir Bushatit. Valdrin Pjetri ishte pasardhësi i tij, por karriera për të do ishte e shkurtër pas publikimit të dokumenteve nga PD për një dënim në Itali. Pas largimit të Pjetrit Rama ka komandur 4 drejtues, por një prej tyre Arben Pëllumbi deklaroi dje se është shkrirë struktura drejtuese e PS-së në Shkodër.

PUBLICITET