Një tërmet 5.2 ballë ka goditur Korçën në orën 05:25 të mëngjesit të sotëm. Sipas Institutit të Gjeoshkencave epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Miras, 11 km nga Korça me thellësi 25 km. Banorët kanë dalë nga shtëpia për shkak të frikës së një lëkundjeje të dytë.

 

Raportohet se nga tërmeti janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërkohë që banorët e prekur nga tërmeti i qershorit në zonat e Qafëzezës dhe Vidohovës, shtëpitë e të cilëve nuk janë riparuar ende pretendojnë se dëmet janë thelluar.

 

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në qytetet e tjera të vendit.