“Më ka rrahur nga Korça në Tiranë!” Stresi tregon…

A e dini ju që Stresi është larguar nga shtëpia kur ishte në klasë të dytë? Ndonëse sot, një nxënës i klasës së dytë s’mund të marrë vendime të tilla të mëdha, reperi e ka bërë dhe madje ka vjedhur edhe lekë në shtëpi. Stresi ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku mes të tjerash u pyet për gabimet e fëmijërisë.

 

Pa u menduar gjatë, ai tregoi një episod që ka ndodhur kur ishte në klasë të dytë, dhe vodhi lekë në shtëpi. “Cila ka qenë prapësia më e madhe që ke bërë kur ke qenë i vogël?”

 

“Kam vjedh lekë ne shtëpi. Kam marr dy shokë me vete, jam nisur për Korçë. Kemi dash me ik në Greqi, por babi im ka qenë shumë i shkathët dhe erdhi më kapi në Bilisht. Më kapi dhe më rrahu, nga Korça deri në Tiranë”, tha Stresi duke qeshur.

 

Reperi foli edhe për eksperiencën e burgut, ku qëndroi për 8 muaj. Ai e bëri të dukej se ishte tepër e lehtë dhe se ia ka kaluar super:

 

“Ishte eksperiencë tjetër, krejt ndryshe, por jo e vështirë. Ishte e vështirë për ata që ia bëjnë vetes të vështirë. E kalova shumë mirë. Kishim aktivitetet në dhomat tona .. u bëmë bashkë me bashkëvuajësit. Kisha dhe njerëz të njohur, sepse kështu funksionojnë burgjet në Shqipëri, vjen dikush një mik të merr nga jashtë: ‘Shiko ma sistemo se është miku im’. Atje ka një rregull më të fortë se ne jashtë. Fjala e dhënë është fjalë e dhënë. Pikë zbatohet. Nuk ka shans që të shkelet. Është një botë tjetër atje”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...