Ishte kthyer një ditë më parë nga Italia/ Shpejtësia i merr jetën 30-vjeçarit

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e unazën e Shkozetit në Durrës. Mësohet se ka humbur jetën Erjon Beli 30-vjeç, pasi automjeti tip Renault me targa AA477YN me të cilin udhëtonte është përplasur me trafikndarësen e më pas ka dalë nga rruga.

 

Dyshohet se shkak për këtë ngjarje është bërë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonte viktima çka ka bërë qa ai të humbasë kontrollin e automjetit.

Ai ka qenë duke udhëtuar së bashku me vëllain e tij i cili për fat të mirë nuk ka pësuar asnjë dëmtim. Mësohet se Beli ishte kthyer nga Italia një ditë më parë ku kishte qenë për të vizituar familjen e tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...