Një histori e shkurtër e ‘Shkrelit’.

Sipas shumë studiuesve, albanologëve, poetëve dhe shkrimtarëve tanë dhe të huaj, emri Shkreli, në fillim përmendet në formë antropologjike si emër njeriu, ku më pas ky emër kaloi në mbiemër njeriu ose patronim dhe kështu me radhë ndër shekuj paraqitet në emër vllaznie dhe së fundi në emër fisi.

Të mbështetur nga burimet e sakta historike, arrihet në përfundimin se Fisi i Shkrelit është shumë i vjetër në trevat tona, ku banorët e saj kanë ardhur nga trojet ilire të Jutbinës, dhe më vonë vendosen në vendin ku janë sot. Shkaku kryesor i largimit të tyre nga trojet ilire të Jutbinës, ishte se shkrelasit si pasojë e sulmeve barbare të varvarëve dhe normanëve dhe dyndjeve sllave që

fillojnë nga shekulli VI mbas Krishtit, bëjnë që këto banorë shtegtojnë dhe të vendosën më në jug në trojet ku gjenden sot. Për më tepër duhet theksuar se në shekujt mëvonshëm si pasojë e pushtimit të gjatë otoman, këto troje sllavizohen dhe islamizohen, ku sot mbas shumë shekujve njihen me emrin e shtetit Bosnje.

Për herë të parë në kuptimin e sotëm të kësaj fjale, si vendbanim malor, pra si emër fshati apo si mbiemër, e ndeshim në vitin 1416 në regjistrin e Kadastrës së Shkodrës.

Historia e hershme e krahinës dëshmohet nga zbulimesh arkeologjike të bëra përgjatë luginës së Prronit të Thatë. Në pikëpamje arkeologjike kjo luginë ka qenë e njohur për vendbanimin e fortifikuar ilire të Marshejit, në dalje të saj, dhe për gjurmë të tjera lashtësie perreth.
Fortifikimi i Marshejit është një vendbanim ilir prehistorik i ndërtuar në periudhën e parë të epkës së hekurit.

Nga brumet historike del se në vitin l708, Shkreli kishte 101 shtepi katolike me 972 besimtarë. Sipas autorit Spiridon Gopçeviç në vitin

1881 Shkreli kishte 421 shtëpi me 4050 banorë të shpërndarë në katër fshatra të gjithë të besimit të hershëm katolikë.

Në kohën e luftërave të mëdha të zhvilluara në Ballkan, shkrelasit bënë shpërngulje të mëdha, për një jetë më të mirë dhe sigurte. Sipas një statistike të vitit 1927, Shkreli kishte 4 fshatra me 293 shtëpi dhe 1998 banorë, nga këta 1108 ishin katolikë.

Historia e trimave shkreljanë, është vazhdimisht e lidhur me fatet e gjithë kombit tone, si një histori luftrash dhe mbijetese, për mbrojtjen e identitetit etnik, kulturorë etj.

Sipas Poetit Kombëtar atë Gjergj Fishta O.F.M., në poemën e famshme të tij “Lahuta e Malcis”, shkruhet se shkrelasit shquhen për urti, trimëri dhe virtyte të larta kombëtare, duke mbetur të pavdeshmëm me figurat e tilla si: Gjon Dedë Shkreli, Dasho Shkreli, Marash Dasho Shkreli, Kacel Deda, Kermik Gila, Llesh Marash Shkreli, Vat Marash Shkeli, Luket Marashi, Tomë Nikaj, Pjetwr Gjoka nga Shkreli etj. etj.

Shkreli luajti një rol të rëndsishëm në periudhën e Pavarësisë të vitit 1912, ku disa nga bijtë më të mirë të tij nënshkruan Memorandumin dërguar Kryesisë së Konferencës së Paqes në Paris më 2 korrik 1919, vit në të cilin luhej sërish me fatet jetike të Shqipërisë.

Ky memorandum i hartuar kundër copëtimit të trojeve shqiptare u nënshkrua jo vetëm nga Arqipeshkvi i Shkodrës Jak Serreqi, ipeshkëvi i Sapës Gjergj Koleci, ipeshkëv i Pultit At

Benardin Shllaku, Dom Zef Gjonali administrator i abacies së Mirditës, Dom Nikollë Kimëza delegat epishkopal i Lezhës, etj., por dhe nga famullitarët e famullive që u përkasin këtyre dioqezeve, bajraktaret e fisëve dhe shumë kryefamiljarë, ku nder të tjerë të bie në sy emri i bajraktarit të Shkrelit Vatë Marashi, famullitarit të Shkrelit, Dom Frano Karma dhe të 106 kryefamiljarëve shkrelas.

Hera e parë që trojet e fisit ndeshen në tekste historike është më 1416 në regjistrin venecian të rajonit. Shkreli kufizohet nga fiset Boga në lindje dhe Kastrati në veriperëndim.

Emërtimi Shkreli mund të ketë lidhje me një bashkim gjuhësor të fjalëve Shën Kërli . Bajraktari i parë i Shkrelit që ndeshet në dokumentet historike është Mal Pepa, i cili jetoi në fillim të shekullit të 17-të, dhe kulla e tij gjendej në malin e Rencit afër kishës të vjetër të Shkrelit. Gjatë festimeve për Shën Kollin, gjithë gjakmarrjet ndaloheshin pasi mbahesh besë midis familjeve. Sipas traditës 30 familje të fisit Gjani kanë prejardhje nga një grua nga Shkreli, e cila u martua me një anëtar të Gjanit.

Historia e fisit është e lidhur ngushtë me kryengritjet anti-Osmane në rajon duke filluar me ato të viteve pas pushtimit të Shqipërisë më 1478. Shkreli u ngritë rrjedhimisht më 1614-21, por kryengritja me e sukseshme e asaj kohe ishte ajo e 1645, kur Shkreli fitoi autonomi nga perandoria osmane deri më 1700, kur osmanët rimorrën kontrollin e zonës. Më 1814 Mustafa Pashë Bushatliut i Shkodrës vrau Tomë Luc Malotajn, i cili u bë guvernator i Shkodrës pasi u islamizua duke marrë emrin Ahmet më 1775-80. Megjithëse fisi e kishte përjashtuar Malotajn, sipas ligjeve kanunore krerët e Shkrelit ishin të përgjegjshëm për hakmarrjen e vrasjes së tij. Gjatë kësaj lufte u vra midis të tjerëve dhe djali 19-vjeçar i Mustafa Pashës.

Më 1834 Shkrelasit u ngritën përsëri kundër osmanëve më vëllezërit Dasho dhe Sefo Shkreli në krye, të cilët u vranë në betejat e mëpasme më 1840. Më 1881-3 me bajraktarin Marash Dashi në krye Shkreli mbrojti coptimin e rajonit kundër ushtrisë malazeze, e cila hyri në veriun shqiptar pasi perandoria osmane vendosi ti dorëzoi pjesë të tij.

Në vitet e mëpasme dhe sidomos në periudhën përpara pavarësisë gjatë viteve 1912-20 luftimet kundër osmanëve u zgjeruan duke u udhëhequr nga Vat Marashi, Martin Preka dhe Tomë Nika, i cili vdiq më 1911(Gusht) dy javë pasi u plagosë rëndë duke shpëtuar djalin e tij Zefin gjatë një betejë kundër osmanëve.

Në kujtimet e baronit Franz Nopcsa, flitet edhe për Shkrelin dhe Vat Marashin, ku në shkrimet e tij thuhej se e kishte vizituar në shtëpinë e tij

Vat Marashi, po përdorte influencën e tij për ta majtur Shkrelin të qetë dhe të mbrojtur.