Ç’ju pret në 11/11/2019?

Mërkuri mund të jetë në prapavijë, por kjo s’do të thotë se në vijim s’na presin data magjike! 11 nëntori përshembull, konsiderohet si dita më me fat i këtij viti, falë shpjegimit që shkenca e numerologjisë i jep datës 11/11. Në botën e numerologjisë, 11 është numri perfekt dhe lidhet me ëngjëjt dhe dominimin. Edhe në astrologji, 11 nëntori është po kaq i rëndësishëm!

 

Astrologët janë të sigurt që të gjithë ne do të marrim nga energjia e 11 nëntorit në mënyra të ndryshme, por bazuar në shenjën tënde, zbulo më poshtë ç’të pret.

 

1. Dashi

11 nëntori për ju është dita perfekte për të krijuar plane biznesi dhe për të festuar sukseset e deritanishme. Duke qenë se fokusi juaj këtë kohë kanë qenë paratë, përdoreni atë ditë në avantazhin tuaj. Do t’ju japë më shumë besim në vete dhe do të ndiheni gati për të vendosur objektivat e ardhshme në karrierë, financa apo jetën personale.

 

2. Demi

Kujtoni që asgjë nuk ndodh rastësisht. Energjia e 11/11 do t’ju sjellë një marrëdhënie të së shkuarës në sipërfaqe. Kështu, kushtojini vëmendje çdo detaji atë dtë, pavarësisht sa i parëndësishëm mund të duket.

 

3. Binjakët

Do të ndiheni më emocional se kurrë atë ditë! E dini që keni shumë gjëra rreth të cilave duhet të reflektoni. Do të merrni më shumë përgjegjësi nga ç’keni marrë më parë.

 

4. Gaforrja

Në 11/11 bëhuni gati, sepse mund të takoni krejt papritur shpirtin binjak. Ose, një miqësi mund të shkoj më tej. Gjithsesi bëni pak kujdes dhe mos lejoni emocionet t’ju drejtojnë. Marrëdhëniet që krijohen gjatë prapavijës, nuk zgjasin gjithmonë, kujtojeni këtë.

 

5. Luani

Mund të përfitoni shumë nga kjo ditë nëse fokusoheni. Merrni pak kohë nga puna për t’ju kthyer sërish vetes. Në 11/11 mendo gjatë gjithë ditës për objektivat e tua dhe jetën që ke në mendje të bësh!

 

6. Virgjëresha

Përballu me frikërat e tua tani! Shërimi nuk vjen nga të tjerët. Një grip apo i ftohtë mund të jetë shenjë e universit që të kërkon të fokusohesh më shumë tek vetja dhe punët e tua.

 

7.Peshorja

11/11 do të jetë dita perfekte në punë dhe për çështjet e financave. Planifiko me kujdes buxhetin dhe shmang shpenzimet e tepërta.

 

8. Akrepi

Zakonisht përpiqeni të mbani një profil të ulët, por 11/11 do t’ju nxjerrë në qendër të vëmendjes.Shumë sy do të jenë të drejtuar nga ju. Mos kini frikë të tregoni të vërtetat! Përfitoni nga kjo energji që ju pret.

 

9.Shigjetari

Në këtë ditë, do të lini tëshkojë njëherë e përgjithmonë bagazhe shpirtërore që kanë kohë që s’ju shërbejnë për asgjë. Pastroni shpirtin dhe merrni kohë për ta shëruar atë dhe veten.

 

10. Bricjapi

Kjo datë do t’ju shërbejë e gjitha për ndërveprimin me të tjerët. Pavarësisht se keni qenë i zhgënjyer nga disa prej miqtë tuaj, lejojeni energjinë të rrjedhë natyrshëm mes jush dhe të tjerëve. Mos harroni të merrni çdo gjë si mësim.

 

11. Ujori

Projektet e punës janë drejt përfundimit, por s’ka asnjë problem me këtë sepse jeni mirë me afatat.Shpenzojeni këtë ditë për t’u fokusuar tek vetja dhe tek planet e ardhshme.

 

12. Peshqit

Po e lejoni më në fund veten të ndryshoni filozofinë e brendshme. 11/11 do të jetë shumë datë e veçantë për ju, pasi do të përjetoni shumë emocione.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...