“S’doja tu prishja imazhin”, Iris Luarasi u kërkon falje VIP-ave që i kishte ngelur: Shtangisti s’më la të vijoja fjalinë

Disa ditë më parë, Iris Luarasi dha një deklaratë të fortë kur tha publikisht emrat e 4 ish-studentëve të saj, që tani janë personazhe të famshëm e që i ka ngelur në klasë. Një nga emrat që Luarasi tha publikisht se e kishte ngelur ishte dhe Jonida Shehu, e cila ka ftuar sot në emisionin “Soirée” për të sqaruar situatën.

 

Pedagogia u shpreh se çdo gjë është keqkuptuar dhe se ajo e ka thënë me shumë sportivitet pa dashur t’i prishë imazhin askujt. “Unë do thoja që ju të katërt në fakt nuk keni qenë ngelësa, por keni qenë studentë shumë të mirë dhe në fund fare unë ju kam vlerësuar me 10-të.

 

Kur po shikoja emisionin në YouTube aty e pashë që shtangisti që kisha përballë nuk më lejonte që të vazhdoja fjalinë time dhe të thoja që nuk kanë ngelur për rezultatet në mësime, kanë ngelur për çështje mungesash. Iku historia, u bë lajm, nuk pati më kohë që të sqarohej. Unë të falenderoj shumë në fakt që më ke thirrur sot për ta sqaruar“, është shprehur Iris Luarasi.

 

Ndër të tjera ajo tha se kur deklarata e saj u bë lajm kudo, i ka marrë të katërt ish-studentët e saj që sot janë të famshëm në telefon, për t’ju kërkuar falje. “Ju mora të katërve, përfshirë edhe ty dhe ju kërkova falje sepse nuk e mendoja që një gjë e thënë me aq shumë sportivitet edhe me aq shumë dashuri në fakt pa dashur në mënyrë absolute t’ju prishja imazhin.

 

Ti mendon që kur ke një famë kaq shumë të madhe, saç keni ju të katërt, kjo gjë nuk të bën më përshtypje, sepse mendon se kjo është një gjë që ka ndodhur në të kaluarën dhe që e merr me sportivitet“, ka sqaruar më tej Luarasi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...