Një gazetare në Oklahoma është diagnostikuar me kancer gjiri, teksa po transmetonte drejtpërsëdrejti në llogarinë e saj në Facebook, gjithë procesin e diagnostikimit.

Ali Meyer, nënë e katër fëmijëve, vitin që shkoi, festoi 40 vjetorin dhe sipas asaj që kishte dëgjuar, ajo vendosi të bënte për herë të parë një mamografi të gjirit.

E gjithë kjo, në kuadër të inkurajimit të femrave të tjera për të kryer kontrolle rutinë, sidomos pas moshës 40 vjeçare. Por kurrë nuk e mendoi se kjo mamografi do ti tregonte se kishte kancer gjiri, raporton prestigjozja Daily Mail.

Madje ajo filmoi të gjithë procesin e kryerjes së mamografisë, edhe momentin që nuk do donte kurrë ta dokumentonte.

Pas një viti në luftë të ashpër me masën tumorale, Meyer është plotësisht e shëndetshme edhe pse kirurgëve iu desh ti hiqnin njërin prej gjinjve.

Por kirurgjia plastike ka përparuar shumë dhe pas një viti të vështirë, 42 vjeçarja tani është në top form