Kanë kaluar shumë vite, por filmi turk “Hirushja” i vitit 1971 vazhdon të mbahet mend nga të gjithë dhe sidomos aktorja kryesore bukuroshe që luante rolin e “Hirushes”.

 

Ajo quhet Zeynep Değirmencioğlu dhe ka luajtur gjithashtu edhe rolin e Borëbardhës. Zeynep ishte 16 vjeç kur luajti rolin e “Borëbardhës” dhe 17 vjeç në rolin e “Hirushes”, filmat të cilët e bënë shumë të famshme.

 

Por ndonëse aktrimin e ka filluar që në moshën 1-vjeçare, Zeynep e la këtë profesion kur ishte 20 vjeç dhe iu fut biznesit.

 

Vitet e fundit ajo ka hapur edhe një restorant në Stamboll. Ajo sot është 63 vjeç, grua e ve dhe ka dy vajza.