Qëndron ulur këmbë përmbi këmbë? Ja çfarë po i shkakton vetes

Të gjithë e dimë se sa e mundimshme është të rrish gjithë ditën në një karrige. 8 orë ulur në tavolinën e zyrës (ose edhe më shumë) mund t’i çojnë muskujt në një krizë të vërtetë. Por, më e keqja është se të rrish ulur me këmbë të kryqëzuara, është shumë e dëmshme për venat.

 

Nga studimet e bëra së fundi për këtë problem, sidomos femëror, ka rezultuar se nuk është thjesht një mit shëndetësor, por ka disa të vërteta të hidhura që duhen ditur.

 

Venat varikoze ose variçet mund të shkaktohen pikërisht nga ky qëndrim i përditshëm me këmbë të kryqëzuara. Nëse rri me orë të gjata më këmbë të kryqëzuara, kujto që kjo është vërtet e dëmshme për variçet… Mjekët theksojnë se variçet shkaktohen nga mungesa e lëvizjes.

 

Siç shpjegon Women’s Health, qëndrimi ulur për një kohë shumë të gjatë i bën venat të pompojnë më shumë dhe të dërgojnë më shumë gjak në zemër. Dhe problemi shtohet nëse qëndrimi ulur është edhe me këmbë të kryqëzuara.

 

Por prit, ka edhe diçka tjetër: mosha, gjenetika, historia shëndetësore e familjes, ndryshimet hormonale, shtatzënia, obeziteti, por edhe ekspozimi në diell që ndikojnë gjithashtu në krijimin e variçeve. Kush e dinte?!

 

Të paktën tani di të shmangësh një qëndrim që të gjithë e bëjnë çdo ditë në mënyrë të pandërgjegjshme. Nesër, nëse e gjen veten në punë me këmbë të kryqëzuara, përpiqu të mos e bësh më. Kush e di, vetëm kjo mund të bëjë një ndryshim të madh dhe afatgjatë

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...