Nderkohe qe ne RTSH kane filluar pergatitjet e Festivalit te Kenges me ne krye Vera Grabocken dhe Alketa Vejsiun, duket qe ne televizionin Klan ka filluar te ziej.

Vete Alksander Frangaj ka dhene urdher ne TV Klan qe cdo teknik apo specialist i Klan qe pranon te punoje ne Tvsh do te pushohet nga puna.

Gjithe kjo rremuje duket e pakuptueshme sepse Frangaj nga nje ane e lejon Veren te hyj e te dale ne televizionin e tij e nderkohe qe nuk lejon qe askend nga stafi i tij qe te punoje me Veren ne RTSH.

Ardit Gjebrea ne krahun tjeter duket teper i prekur pasi te dy festivalet si ai i Kenges ashtu edhe Kenga magjike do te jene ne afate kohore te aferta.

Por meqe organizatoret e Festivalit te kenges do te jene Vera dhe Alketa cdo gje do behet sic duan ato dhe dihet se si del cdo pune e kesaj dyshe tashme te famshme ne boten e televizionit. Fondi i akorduar qe do te shpenzohet ne RTSH eshte 360 milion leke dhe gjithe keto para do perdoren per teknike, kompozitore, kompani, dhe specialiste per te cilet do te japin veton Grabocka dhe Vejsiu.

Sherri i krijuar mes paleve duket se reflektohet tek Gjebrea qe ka thene tek Frangaj se Vera i ka sabotuar Festivalin por kjo nuk eshte lene me kaq sepse Kenga Magjika meqe del si produksion i Aleksander Frangajt eshte mbeshtetur fort nga ky i fundit.

Thuhet se mes Veres dhe Arditit ka pasur perplasje por nuk e kane reflektuar jashte zyrave pasi qe neper korridore ata pershendeten.