Robert Evans, një nga producentët më të suksesshëm në historinë e Hollywood, i njohur më së shumti si producenti i filmit “Godfather” është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.

 

Evans ndihmoi në ringjalljen e “Paramount Pictures” në vitet 1960 dhe 1970 dhe i ka dhuruar Hollwoodit një sërë filmash të sukseshëm si “Chinatown”, “Urban Cowboy”, “Goodbye Columbus”, “The Cotton Club”, “Marathon Man”, etj.

 

Prodhimi i tij më i suksesshëm vitet e fundit ishte komedia “How to Lose a Guy in 10 Days”, ndërsa ai njihej dhe për jetën private aspak të zakontë mes shumë martesave, divorceve, kokainës dhe skandaleve.

 

Evans është martuar dhe divorcuar 7 herë, dhe një nga martesat e tij ka zgjatur vetëm 10 ditë.