Edhe lideri i grekëve të Shqipërisë kërkon dorëheqjen e Edi Ramës

Lideri i partisë së minoritetit grek në Shqipëri, Partisë për Mbrojtjen e të Drejtëve të Njeriut, Vangjel Dule, ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama, të japë dorëheqje.

 

Ai përmes Tuiterit kujtoi në dorëheqjet e disa kryeministrave apo shpalljeve të zgjedhjeve të parakohshme

 

“Kryeministri i Austrisë, Sebastija Kurc, paralajmëroi zgjedhje të parakohshme pasi që u publikua video nga skandali ku është i përfshirë ai, kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras ndërmori hap të ngjashëm, pasi që partia e tij SYRIZA humbi në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Fillimisht, Thereza Mej dha dorëheqje, përderisa pasardhësi i saj Boris Xhonson paralajmëroi zgjedhje të parakohshme për shkak se nuk pati sukses me Bregzitin. Edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pas përgjigjes negative për negociata me BE-në shpalli zgjedhje të parakohshme. Sot, pas disa protestave disaditëshe edhe kryeministri i Libanit, Hariri dha dorëheqje”, theksoi Dule.

 

Ai, në fund në mënyrë ironike konstatoi se “vetëm Rama nuk ka mossukses apo skandal për të cilin duhet të bie”.

 

Kërkesa e tij për dorëheqje ndodhi sot kur në Athinë, kryeministri Rama u takua me homologun e tij grek, Kirjakos Micotakis, ku nikoqiri siç njoftuan mediat në gjuhën shqipe, ka shprehur “kënaqësi për përparimin e realizimit të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri”.

 

Nga ana tjetër Dule, rregullisht akuzon se në Shqipëri nuk respektohet të drejtat e grekëve, por edhe të të gjithë minoriteteve tjera dhe kërkon përmirësimin e kornizës juridike për minoritetet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...