Historia, Belgut i humb biçikleta në Bruksel, Edi Rama ia gjen në Fier

Një qytetar belg ka arritur që të gjejë në Fier biçikletën e tij të vjedhur në Bruksel. Pas humbjes së saj ai ka arritur që ta lokalizojë mjetin e tij falë një aplikacioni në celular të quajtur “Find my bike” që e kishte të lidhur me dyrrotakun elektronik.

Denis Hacquin, biçikleta elektrike e të cilit u vodh një muaj më parë tha se kishte qenë shumë pranë humbjes së shpresave. Pas denoncimit në policinë lokale, Hacquin tha se kishte gjetur biçikletën e tij në Shqipëri. Për këtë ai i shkoi në Twitter kryeministrit Edi Rama.

“@ediramaal Përshëndetje, unë po përpiqem të gjej ndihmë ose të lidhem me autoritetet për të rikuperuar një e-bike që u vodh nga unë në Belgjikë dhe që ka vendndodhjen aktuale në Fier. Çdo lloj ndihme ose udhëzimi do të vlerësohej jashtëzakonisht shumë,”– i shkruante Hacqiun.

Brusselstimes.com që raporton historinë shkruan se policisë shqiptare iu deshën dy javë për t’i kthyer një përgjigje. Pas kësaj Hacquin bëri një postim në forumin online Reddit. Atje mori përgjigje nga gati 100 shqiptarë të gatshëm për ta ndihmuar që të gjente biçikletën e tij. Njëri prej tyre e këshilloi që të kontaktonte Ministrinë e Brendshme Shqiptare.

“Unë e dërgova një e-mail dhe një ditë më pas ata gjetën biçikletën time. Biçikleta u gjet nga autoritetet në Fier falë aplikacionit “Find my bike” dhe me ndihmën e jashtëzakonshme të zv/ministres së brendshme Romina Kuko. Kjo e fundit ka qenë shumë ndihmuese dhe e përgjegjshme,” – tha ai. E vetmja gjë që ka mbetur tashmë është transporti i mjetit në Belgjikë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...