Evakuohet një shfaqje e Joker në Paris, një person shkakton panik duke bërtitur Allahu Akbar

Një shfaqje e filmit “Joker” në një kinema në Paris u evakuua pasi një burrë bërtiti me fjalët “Allahu Akbar”, duke shkaktuar panik te të pranishmit.

Njerëzit kishin dalë për të parë në orën 9:30 filmin në kinemanë “Grand Rex” të dielën në mbrëmje, por arritën te shikojnë vetëm gjysmën e filmit, para se të gjithë të kalonin në shok. Burri u dëgjua duke thënë disa herë gjatë premierës fjalët: “Ky film është politik”, ndërsa të tjerët në audiencë i kërkuan që të ishte i qetë, shkruan DailyMail.

Ai u ngrit më pas nga karrigia dhe vendosi duart mbi gjoksin e tij përpara se të bërtiste “Allahu Akbar!”.Veprimet e tij shkaktuan panik dhe kaos brenda kinemasë pasi njerëzit përplaseshin me njëri-tjetrin, duke tentuar të iknin pasi të gjithë mendonin se ai kishte armë, raportoi Le Parisien.

“Ishte një panik shumë i madh”, tha një qytetar i quajtur Victor.

Njeriu që bërtiti fjalët, që do të thotë “Zoti është i madh” në arabisht dhe ka qenë i lidhur me terrorizmin radikal islam, u përpoq të largohej nga kinemaja.Ai arriti të dilte nga ndërtesa pavarësisht se një roje sigurie po e ndiqte atë.

Më pas ai u ndalua nga policia e Parisit dhe u mor në arrest.Burri, i cili u gjet si i paarmatosur, u identifikua më vonë si një 34-vjeçar nga periferia e Parisit në Boulogne-Billancourt.

Kinemaja “Grand Rex” e cila daton nga viti 1932 u evakuua para se të kontrollohej nga një skuadër bombe, të cilët nuk gjetën asgjë të dyshimtë brenda saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...