Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është zhvendosur nga apartamenti i tij në katin e 12, pranë kullave te “Qemal Stafa”.

Burime të dritare.net tregojnë se Basha dhe familja e tij janë shpërngulur, qysh prej javës së kaluar, në kompleksin e vilave “Long Hill”, në periferi të Tiranës.

Familja Basha tani jeton në një vilë dykatëshe të kompleksit nga më të pëlqyerit në kryeqytet, i njohur si kompleksi i vilave të Papulit.

Dritare.net sjell foton e makinës së Lulzim Bashës, sot, duke hyrë në kompleks.

Gjithashtu, pas kësaj hyrjeje të re, në zonë janë shtuar rojet e sigurisë së kryedemokratit. Nuk dihet nëse Basha e ka blerë vilën apo banon përkohësisht në pronën e ndërtuesit Papuli.

Burimet për dritare.net, tregojnë se zonja Basha, dy vajzat dhe prindërit e saj janë parë të shëtisin në kompleksin e vilave, ndërsa vetë lideri demokrat jo, përpos makinës së tij që del herët dhe kthehet shumë vonë.