Dihet mirë që Krishterimi depërtoi në vendin tonë, që në shekullin e parë të përhapjes së tij.

Për këtë, historiani i shquar i mesjetës së Ballkanit, kroati dr. Milan Shuflaj, shkruan: “Fillimi i krishterimit ndër këto vise (të Shqipërisë, shënim i K.K.) bën pjesë në historinë e shek. I të këtij besimi” (M. Sufflay, “Serbët dhe shqiptarët”, 1926, f. 121).

Nga vetë përhapja e hershme e kësaj feje në Shqipëri, kuptohet që kjo ka lënë gjurmët e veta të pashlyeshme në gjuhën dhe historinë e këtij vendi dhe populi. Midis të tjerave kjo mund të vëhet edhe në rrafshin e terminologjisë kishtare që rezulton mjaft i pasur dhe përbën një nga shtresat më të vjetra të leksikut të gjuhës shqipe, sidomos ajo pjesë e terminologjisë që rrjedh prej greqishtes së vjetër e të latinishtës… shtatë prill 1858 dhe viti 2000…

Për qytetarët shkodranë dita e 7 prillit e vitit 1858 është një nga ditët që ka mbetur e gdhendur në kujtesën e Historisë së Lavdishme të Shkodrës Martire dhe për shumë besimtarë të rrethinave e krahinave të ndryshme të vendit tonë.

Brezat, kujtimet, dorëshkrimet dhe hulumtimet e herë pas hershme, shpesh kanë shprehur me mall mendimin sinjifikativ “Eh sa ka parë e shikon kjo Kisha jonë Kathedrale e Shën Shtjefnit,?”. Dhe ky realitet është i njohur edhe sot mbas sa e sa dekadave, kur famulitari i Shkodrës meshtari i palodhur Mons. Luciano Avgustini nga Kosova martire shton me pasion mundin dhe djersën e përkushtimit të veçantë për realizimin me sukses të punimeve për ngritjen madhështore të krenarisë së kësaj Kathedrale të njohur në Ballkan, duke i dhënë edhe ndërtimin e Kampanjellit aq të famshëm e dëshmitare e gjallë e jetës së qytetit dhe devocionit të pashquar të besimtarëve besnikë e të dashur të saj. Rreziqet e mbarura me ngjarje dra matike deri në ditët tona e kanë mbajtur krenarë e të papërkulur krenarinë e Kishës së Madhe të Shkodrës…

Po cila është historia e ndërtimit të Kishës Kathedrale të Shkodrës?

Historia e ndërtimit të kësaj Kishe të rëndësishme për banorët e devotshëm shkodranë, ka një të veçantë të saj, mbasi kjo dëshirë e ekzistencës së këtij objekti të kultit në fillim me të njëjtin emër kishte qënë ngritur nga banorët e hershëm në brendësitë Kështjellës së njohur legjendare “Rozafa” e cila, më pas u kthye nga okupuesit turq me dhunë për dy javë ne xhami… Vetë fjala aq e njohur në “Kisha e Madhe” siç e thërrasin ende sot të gjithë, kishte si synim të rëndësishëm që në gjirin e saj të jenë të pranishëm sa më shumë besimtarë të përkushtuar me lutje të përshpirtme. Këtu mendoj se duhet shpjeguar edhe shkaku i vonesës së ndërtimit të këtij objekti të kultit kristian, mbasi thuhej se piketat e vendosura gjatë ditës prisheshin gjatë natës, mbasi popullit i dukej e vogël. Prandaj mbasi zunë vend këto piketa, atëherë mund të themi që filloi ndërtimi i rregullt i saj. Nga arkitektët ndërtues ishte menduar që Kisha të zënte mbi 7500 besimtarë.

Nga burimet arkivore të Arqipeshkëvisë së Shkodrës dhe nga studimit serioz i përpiluar me kujdes nga studiuesi i shquar shkodran, mësuesi Gjush Sheldija mësohet se Dita e vendosjes së gurit të parë u kthye në një ditë feste, veçanërisht për popullin e Shkodrës. Kuadri ka qenë i vendosur tek lteri, shkruan studiuesi Lec Zadeja (“Kultura dhe Jeta”, Nr.1, 1993, Shkodër, f.20) i madh dhe që u ripunua me rastin e 100-vjetorit të Kishës së Madhe Kathedrale të Shën Shtjefnit nga mjeshtërit e pikturës prof. Simon Rrota, Pater Leon Kabashi, Dom Injac Dema, Dom Ndoc Nogaj, etj. Ajo kishte këto dimensione 8 metër gjatësi dhe i lartë 3.5 m. Pas një lodhje të mundimshme bashkautorët mundën të realizojnë me sukses objeksionin e tyre kryesor të kultit kristian.

Sikurse mësohet nga burimet e kohës, del se leja për ndërtimin e Kishës në fjalë ishte kërkuar më parë prej Qeverisë turke, që daton kërkesën e bërë në vitin 1834, kur në Stamboll u dërgua një lutje për ndërtimin e nevojshëm të Kishës për besimtarët e krishterë. Gjithashtu, duke parë indiferentizmin dhe moskokëçarjen e qeverisë turke mësohet se kërkesat e përsëritën edhe në vitet 1842 për të arritë në vitin 1849 kur u dha leja për fillimin e ndërtimit të saj.

Më të vjetrit e qytetit të lashtë të Shkodrës kanë ruajtur në shenimet e tyre kujtime për këtë evenimet të qytetit. Kështu, si u vendos kryqi (ku sot është ndërtuar Lteri nga Don Ndoc Nogaj mjeshtër duarartë shkodranë)dhe u ngulën piketat, Avdi Pasha, Valiu i Shkodrës, lexoi formanin (dekretin) e Sulltanit. Më pas e bekua me një ceremoni fetare guri i parë dhe u hodhën themelet që ngritën më pas objektin më të rëndësishëm kristian. Gurin e bekoi Imzot Topich. Në ceremoninë fetare të rastit morën pjesë famullitari i qytetit, me ndihmësat e tij: të ftuar ishin dhe Hafiz Daut Efendi Boriqi, Trupi Diplomatik i akredituar në Shqipëri, me përfaqësitë e konsullatave që kishte në qytetin e Shkodrës, Ipeshkëvi të dioqezëve të ndryshme, klerikë, seminaritë, autoritete të tjera të vendit dhe shumë besimtarë e qytetarë jo të krishterë të pranishëm. Si detaj i rëndësishëm është se arkëtari i financës së qarkut shprazi në themel 700 lira turke florini, të cilat ishin të vendosura në një pjesë të mbuluar me shami mëndafshi, dhuratë kjo e Sulltanit asokohe të Turqisë.

Nëpërmes Ipeshkvit të vendit, Papa Piu i IX, dërgoi për ndihmë me rastin e fillimit të punimeve për kishën e Shkodrës mbi 1000 skuda. Ambasadori rus, duke shprehur dëshirën për praninë e tij, shprehu gatitshmërinë për ta marrë në mbrojtje nga ana e tij Kishën Kathedrale, si dhe në shenjë bujarie hodhi në themel xhamadanin e stolisur me ar. Sipas zakonit të stërlashtë, në themel u bë prerja e dashit, ndërsa për punëtorë dhe gostinë e tyre u prenë 30 pendë qe.

Dhe menjëherë puna filloi me vrull dhe dashuri të veçantë. Falë bujarisë si gjest fisnik, nuk u kursye asgjë nga populli zemërgjërë i qytetit ashtu dhe nga rrethinat e tij. Sipas mundësisë dhe zemrës bujare, kush me të holla apo stolina të ndryshme (kryesisht gratë), materiale ndërtimi falas, si gurë gëlqere, zhavor, etj., që nga Taraboshi e deri tek Zalli i Kirit, bënë që jovetëm punimet të mos ndërpriten, por ato të vijojnë më me intensitet. Për ndekjen e punimeve ishte caktuar një komision miks të kryesuar nga specialistë të kohës dhe përfaqësues të banorëve të Shkodrës. Inxhinieri që i realizoi punimet ishte austriaku, po ashtu nga Austria erdhën të gjithë elementët e konstrukcionit metalik i kapriateve të tavanit.

Tregohet, gjatë punimeve se dy herë rresht ishte shembur trajta e formës së gungës. Edhe për ndërtimin e tavanit prej dërrase, sikurse shihet edhe sot është dora e mendja e mjeshtrit të njohur shqiptar shkodranit të njohur Kolë Idromeno. Mirëpo fatkeqësitë natyrore, siç ishte termeti i 1 qershorit të vitit 1905 shkaktoi shumë dëmtime. Po të hysh brenda dhe të shikosh me kujdes do të përshkosh këto dimensione hapsinore të Kishës së Madhe që janë gjatësia 75.5 metra, gjërësia 40 m. dhe lartësia deri në tavan 23.3 metra.

Për të vijuar normalisht punimet janë derdhur shumë të ndryshme të hollash. Kështu kur këto të ardhura financiare po mbaronin, një komision i ngritur dhe i përbërë nga qytetarë të njohur të qytetit të Shkodrës (gjithsej 35 vetë) mundi të mbledhë prej popullit shumën prej 1750 napolona floriri.

Për më tepër përmes një kerkese iu kërkue ndihmë edhe Franc Jozefit për mbështetjen e punimeve të ndërtimit të obektit dhe si moment i përshtatshëm asokohe u gjet ceremonia e ditës së martesës së tij. Dhe bujaria e gjestit të tij fisnik nuk mungoi, duke dhuruar në këtë ditë të rëndësishme të jetës së tij shumën prej 150 napolona floriri…

Kurse gjatë vitit 1998 atdhetari dhe bamirësi i njohur shqiptaro-amerikan Z. Kolë Preka Cacaj dhuroi për ndërtimin e Kampanjilit të njohur të Kishës Kathedrale të Shën Shtjefnit me lartësi 48 metra shumën me vlerë 110.000 dollarë amerikanë, duke qënë kësisoj kontributi më i madh i dhënë nga një individ me mallin e zhuritur për atdheun… Shuma që ka dhuruar ky bujar nga Triepshi i Malësisë është 160 mijë dollarë amerikanë, pa përfshirë këtu drekën në një restorant luksoz në hyrje të Shkodrës më ditën e fillimit të punimeve të Simpoziumit Ndërkombëtar “Krishtërimi ndër shqiptarë” që u mbajt në Tiranë më 1999.
Duke u kthyer edhe një herë në momentet historike të kohës kur ndërtohej objekti i kultit kristijan për besimtarët katolik, është me rëndësi të evidentohet se punimet deri në përfundimin e saj zgjatën 9 vjet deri më 15 prill 1858 por pa kumbanare. Për realizimin e saj u hap përsëri një fushatë duke trokitur tek zemra bujare shkodrane, dhe kësaj here popullsia i nda në tre kategori:

ku secili mund të kontribonte sipas pasurisë që kishin. Pjesa e sipërme e Kishës e cila ishte e mbuluar me plumb ishte sjellë prej Venedikut dhe paguar prej familjes Parruca dhe vëllezërit Mark e Pjetër Pema, të cilët shpenzuan 750 napolona floriri. Edhe për ndërtimin e kumbanares punoi inxhinieri i palodhur Kolë Idromeno i biri I Arsen Idromeno. Ata zgjatën 5 vjet. Në vitin 1890 u vendosën tri kumbonet e para, kurse më vonë dy të tjerat. Përurimi dhe riti i bekimit është bërë me ceremoni festive nga Imzot Pjetër Gjura që daton me 19 mars të vitit 1923. Për herë të parë tingëllimi kumbues i kumoneve u dëgjua me 19 mars, kurse tingëllimi i fundit i tyre po me datën 19 mars, por tashmë në një epokë të errët siç ishte e mbeti ajo e sistemit ateist antifetar të rregjimit të Enver Hoxhës. Kështu në analet e errëta të historisë ka mbetur 19 marsi i vitit 1967…

Një muaj pas “fjalimit” të 6 shkurtit 1967, Enver Hoxha u shpreh hapur dhe qartë pa frikë “Të djegim me zjarr…”. Dhe me të vërtetë vetëm kështu mund të realizohej ai qëllim i diktatorit, që do të quhej “Revolucion kultural”, përmes së cilës do të kryente veprën më të shëmtuaren dhe më të ndyrën ndaj popullit të vet dhe kulturës shqiptare. Kështunë Shqipërinë e Gjergj Kastriotit, apo të shenjtërve të Krishterimit që nga Iliria, Kastriotit legjendar si mbrojtës i Krishterimit Europian, Atdheu i Nënë Terezës, do të shpallej me kushtetutë si “Shtet pa Fe”… Do të shkatërrohen njeri mbas tjetrit veprat e artiti të shekullit XIII, ku mendihet së është kurorëzuar Heroi kombëtar Gjergj Kastrioti, në Vau të Dejës, kësaj kishe plot vlera iu vu dinamiti dhe së bashku me afreskët e saj u holl në erë, duke e kthyer në pluhur e gërmallë…

Dhe historia do të flasë, sepse është regjistruese e mirë…

Të gjitha kumbonat u punuan me kujdes të veçantë në Itali nga Francesco de Poli dhe kushtuan 28609 napolona floriri për të realizuar punimin dhe shkrirjen. E para peshonte 608,300 kg., e dyta 436,500 kg., e treta 307 kg., e katërta 245 kg., dhe e pesta 175 kg. Secila kishte nga një emër të veçantë. Pas djegies së kumbanarës që ndodhi aty rreth vitit 1912, me kujdesin e veçantë të Imzot Pjetër Gjurës u ba e mundur që të vendosën përsëri kumbonat e reja (mbasi tre të parat pësuan dëmtim). Dhe bujaria shkodrane u shpreh me madhështinë e saj karakteristike.

Kështu për të parën kumbonë ndihmuan familja Kolë Kakarriqi me 1400 lira, për të dytën familja e Pashko Ashikut dhe Balto Çoba me kontribut prej 500 lira, për të tretën dhuruan Lazer Ristulli e Nush Topalli, për të katërten Dr. Gjon Saraçi dhe e Kel Palit, kurse për të pestën Lin Luka (i vogli) e rrok Daberdaku, që dhuruan nga 5 napolona flori. Po kështu – shkruan studiuesi i njohur Lec Zadeja, kanë kontribuar edhe Cina e Ejell Çobës dhuroi 37 napolona flori, ndërsa nga besimtarët të ndryshëm katolikë u grumbulluan mbi 1200 lireta e 750 korona. Sahatet i dhuruan me fisnikëri familja Kaculini, duke i sjellur nga Austria. Disa detaje të veçanta mund të përmendim edhe faktin se deri në vitin 1922, Kisha ka qënë shtruar me dërrasa, ndërsa më vonë filloi shtrimi me pëllaka. Bankat e para u sollën në vitin 1923 nga Italia prej z. Simon Kromiqi. Siç dihet, vepra më e madhe e kultit kristian në qytetin më veriperëndimor të Shqipërisë, përveç Lterit të madh që ka mbetur i pandryshuar edhe (nga viti 1858) në vitin 1953,

ka pasur edhe Lterë të tjera, ku priftërinjtë celebronin meshen shenjte. Kështu Lteri i Shejtes Trini ka qënë paguar prej Nush Gjon Kovaçi, ai i Konakut të Shenjtë u dhurua nga Gaspër Markiçi, të Shën Marisë Madalenë e dhuroi Ejëll Çoba, të Shën Lorencit e fali si dhuratë Gjon Muzhani, të Shna Ndout Kolë Çoba, të Shën Kollit, Kolë Serreçi, ndërsa Lterin e Zemrës së Krishtit u ndërtua me ndihmat e mbledhura në popull si dhe me stolitë e ndryshme që dhanë gratë shkodrane. Dy ujëbekoret, me material mermeri i dhuroi familja Pema. Në të gjithë Lteret ishin vendosur trupore të Shenjtorëve të ndryshëm, dhuratë këto të qytetarëve të familjeve fisnike bujare shkodrane…
Gjatë Luftës Ballkanike, në Kishën Kathedrale u strehuan shumë familje shkodrane, e asokohe për shumë kohë nuk u krye asnjë ceremoni fetare.

Ata u zhvilluan në Kappelë e në oborr të Zyrës së Famullisë. Qendra e Arqipeshkëvisë (rezidenca Ipeshkvore e Arkidioqezit të Shkodrës, shenimi im K.K.) u vendos me 6 maj 1871 dhe është vepër e arkitektit Pjetër Marubi. Ajo më përpara ka funksionuar në rrugën Sakak-Nemce, pastaj në Shtëpinë e Misionit Shetitës (në afërsi të Gjukatës së rrethit të Shkodrës sot). …kthimi i Kishës Kathedrale në Pallat Sporti…
Është e vështirë të përshkruash ato vite që si kam jetuar, por që më vonë deri më sot i kam mësuar nga të moshuarit e qytetit. Sikurse flasin edhe burimet historike, kundër Klerit Katolik Shqiptar të shkolluar në Universitetin më të famshme të Europës nisi kalvari i anatemimeve dhe eleminimit fizik, bu rgje, litar, plu mb, për të vetmin “faj” se ishin të krishterë që kundërshtonin rregjimin ateist të komunistëve. Dhe kështu filloi njëluftë e hapur dhe e ashpër ndaj çdo gjëje që kishte simbolin e Kryqit dhe kulturës Perëndimore…

Pas mbylljes së kishave, për më tepër mësohet se një pjesë e tyre iu nënshtruan dina mitit, tri tolit, dhe kthimin në “vatra” kulture dhe “monomente” sporti. Studiuesi Lec Zadeja shkruan: “Por pa shkue pak muej, gjoja me kërkesën e nji grupi sportistesh të rrethit, filluen punimet për kthimin e Kishës në Pallat Sporti. Kështu në vitin 1968, krahas rrëzimit të kumbanarës, filluen në stil të gjanë punimet brenda Kishës. E këto vazhduen me ritme të shpejta për të ardhë tek vitit 1969, kur do të bahej përutimi i Pallatit të Sportit, me sallë të lojnave me dorë, të ngritjes së peshave, të mundjes, tue u shfrytëzue edhe për koncerte, takime të zgjedhësve me deputetë gjatë fushave elektorale, etj.” Një fat të tillë do të kishin edhe kishat dhe kuvendet e tjera në Shkodër e në të gjithë Shqipërinë ku ekzistonin qendrat e kultit kristian. Ndërsa të gjithë materialet e tjera të kishave u grumbulluan në “Muzeun ateist”, për t’u parë në formë

të detyruar nga nxënësit e shkollave dhe populli. Ajo qëndroi e hapur 5 vjet, shëtiti e bredhi në fshatra, malësi, zona industriale. E të gjitë këto vlejtën për ngritjen e një muzeu lokal ku ishin të vendosur dokumenta, foto, materiale të ndryshme, të ekspozueme, kryesisht nga Shkodra, dhe u përurue me 9 qershor 1973. Muzeu përmbante 6 sektorë dhe secili kishte pamje dhe pikësynimet e veçanta. Në hyrje të tij kushdo të vizitonte këtë, lexonte citatin e Marksit “Feja është Opium për Popullin”.
Është me interes të theksohet se “Muzeu Ateist” qëndroi i hapur, për aq kohë sa qëndruan të mbyllura kishat në Shqipëri. Në te u zhvilluan me dhjetra sesione “shkencore”, ku shumë servillë dhe “ndihmës të PPSH, për edukimin komunist të punonjësve dhe nxënësve të cikleve të ndryshme të shkollave…” derdhen me afsh të zjarrtë dhumin e madh

të urr ejtjes nda Krishterimit dhe prelatëve mar tirë të saj, të cilëtnjëri pas tjetrit nisin të varen, push katohen dhe kalben në bur gjet e hatashme komuniste dhe antiklerikale në Shqipëri, barra më e rëndë e së cilës në veçanti ra mbi Klerin Katolik Shqiptar që ishte më i konsoliduari në kulturë organizim hierarkik kishtar dhe më atdhetari në vepra konkrete qysh me ahimin e Krishterimit të Krishterimit në Shqipëri. U shkruajtën libra, artikuj të ndryshëm në gazetat antishqiptare si Ze(hr)i ose “Zëri i Popullit”, “Bashkimi”, Jeta e Re” (lokale e Shkodres, shënimi im K.K.), libra si: “Veprimtaria reaksionare e Klerit Katolik Shqiptar” 1944-1967 shkruar nga Ragip Beqaj në tre vëllimdhe shoqëruar me “vlerësime” fyese përmes një parathënie që mban nënshkrimin e prof.dr. Jup Kastratit të shumë komunistë dhe antikatolikë të tërbuar arritën që të mbrojnë “Doktoratura” dhe nivelin e lartë të “shkencës” titullin bastardh për ta “Profesor”, kundër vëllezërve të gjakut të tyre: u mbushën me qindra e mijëra fletë dhe artikuj, libra dhe broshura, të cilat sot janë si njolla me e zezë e turpit të paskrupullt të tyre.

Dhe nuk janë pak, por një mal i tërë që për brezat që do të vijnë do të ketë shumë mund e punë për t’i dlirë dhe për të nxjerrë në pah dufin patetik të urr ejtjes që kishin e kanë edhe sot shumë syresh, që pa të drejtë morale mbajnë dhe mburren me titujt bastardh të tyre.
I dashur lexues, kudo që të jesh ti që e lexon këtë artikull në Jug e në Veri të Shqipëris, brenda dhe jashtë vendit; për sa shkruaj bindu mbi bazën e arsyes që është e zeza mbi të bardhë; mbasi për çudi, një pjesë e këtyre as profesorëve dhe as doktorëve gjenden në majat më të larta të piramidës së ashtuquajtur “shkencore” ku vegjetojnë dhe japin “leksione” demokracie dhe ” kulturore” pa pikën e moralit për atë çka i sollën kombit dhe kulturës kombëtare. Por si kameleonë ata u integruan për përfitime materiale dhe “kulturore” poste në të gjitha partitë e majta dhe jo pak edhe në partitë e djathta, që pranuan me thasë çdo ish-komunist në gjirin e saj, çka për pasojë i sollën brejtjen e qeverisjes dhe humbjen e pushtetit. Dhe kjo u shpreh në të gjitha mënyrat…
Dom Ndre Mjeda shkroi:

“Mbas dimnit vjen pranvera Dielli mbas shiut agon”

7 mars 1991. Mbi ndërtesën e pallatit të sportit rreth orës 10 paradreke, disa qytetarë shkodranë vendosën me dashuni kryqin. Klerikët e qytetit të Shkodrës kanë marrë në dorë çelësat e Kishës së Madhe që pas 50 vjetëve tashmë shkëmoi gjumin e gjatë letargjik ku e pllakosi ateizmi këtë tempull lutjesh të shenjtë për besimtarët katolikë. Po në këtë ditë festive të rihapjes së Kishës Kathedrale, përmes një ceremonie të thjeshtë, kleriku i nderuar Pader Aleks Baqli, në prani të një numëri të madh besimtarësh shkodranë dhe nga rrethinat bëri bekimin e Kishës, të dhu nuar eg ërsisht nga sistemi komunist, duke e kthyer se forcë në sallë sportive shumësportësh. Dhe gëzime të tjera do të shoqërojnë Kishës Kathedrale, siç ishte dita e paharruar e 25 prillit të vitit 1993 kur Ati i Shenjtë Papa Gjon Pali II,

në prani të shumë përsonaliteteve shqiptare dhe nga bota shuguroi katër Ipeshkëvinjë të rinjë shqiptarë: Imzot Frano Illinë (1918-1997), Imzot Zef Simonin, Imzot Robert Ashtën (1918-1998) Imzot Rrok Mirditën. Zef Simoni Ipeshkëv, në librin e tij autobiografik “Ngjarje në Tokë” e përshkruan kështu këtë epizodë të rëndësishme të Kishës martire Katolike Shqiptare që po i buzëqeshte ringjallja pas serisë së madhe të kalvareve të përgja kshme “Me këtë rast ishte lajmërue kleri, 31 persona, me asistue në meshën që do të celebrohej, në Kishën Kathedrale prej këtyne dy meshtarëve. Në homelinë Mons. Celli, tha fjalë shumë të bukura tue e lidhë ditën e parë të pranverës me pranverën e re të Ringjalljes së fesë.
Para e mbas bani një mbledhje me tanë klerin në një dhomë në Pallatin e Arqipeshkëvisë, që ende nuk kishte nisë rindërtimin e tij.

“(Zef Simoni Ipeshkëv, “Ngjarje në Tokë:, Shkodër, 1998, f. 246).
Së fundi Kurja Arqipeshkvnore Metropolitane e Shkodrës në përgjigjen e kërkesës së dy klerikëve të meshtarëve Don Ndoc Nogaj dhe Don Nikollë Mazreku njofton se miraton ndërtimin edhe një herë të Lterit të ri në kishën Kathedrale, kushtuar “Zojës së Shkodrës”

(Nana e Këshillit t’Mirë), sipas idesë së arkitektit të ndjerit mjeshtër Kolë Idromeno. Dhe punimet filluan dhe pas disa viteve përfunduan me sukses, duke dhuruar për Kishën Kathedrale këtë dhuratë të Nanes Hyjnore dhe të popullit të Shkodrës që gëzon sot të gjithë. E historia e Kishës Kathedrale është e hapur dhe do të pasurohet me ngjarjet që do ta pasojnë qytetin dëshmitare e së cilës do të jetë edhe ajo…