I verbër por punon në zdrukthari, Dauti frymëzon me fjalët e tij

Nëse ndiheni të pa motivuar dhe mendoni se jeta juaj është e pashpresë, duhet medoemos ta shihni këtë video.

Ai quhet Daut Hoxha, është nga Ferizaj i Kosovës dhe është i verbër. Por kjo nuk e ka penguar që të punojë si zdrukthëtar prej 18 vitesh.

Mund të duket e pazakontë por Dauti është një shembull ideal se me vullnet dhe pasion nuk mund të na ndalë asgjë për të bërë atë që duam.

Daut Hoxha shprehet:

Këtë punë e bëjmë si familje prej viteve 70-ta, por unë me vëllezërit e mi kemi filluar pas lufte dhe jemi këtu prej rreth 18 vitesh. E kam rutinë dhe zakonisht punoj kur nuk kam angazhime, se me nejt pasiv është shumë keq, mer vese të këqija. Unë jam aktiv dhe punoj, kjo nuk është ndonjë punë e zorshme. Punoj me vullnet, me qejf.”
Dauti punon dyer, orendi të ndryshme nga druri, ndërsa për miqtë, tabela shahu.

Në punishte e tij ai orientohet shumë lehtë dhe rrezikun nga mjetet prerëse apo të rënda të punës e konsideron pjesë të punës.

Ai shpjegon:

Sa i përket rrezikut e di për shembull se deri në cilën masë është sharra. largësinë e sharrës e llogariti me dorë edhe nuk e kam problem sepse i ik rrezikut. Largësia e sharrës e di që duhet të jetë diku tek 15 cm dhe e mat me dorë duke e prekur.”
Po ashtu Daut Hoxha është kryetar i Shoqatës së të verbërve në Ferizaj, është student i Drejtësisë dhe pasioni tjetër i tij janë pëllumbat, për të cilët Dauti shprehet se shpendët kanë njëfarë ndjenje të shoqërimit me njerëz.

Ai shton se të verbrit i kanë shumë të zhvilluara shqisat e tjera dhe mundet që mes 100 pëllumbave nëse e merr në dorë e njeh se cili është, pasi i ka shumë merak.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...