“Gent Cakaj ka performancën e një mësuesi fshati! Maksimumi duhej të ishte portier i ndonjë hoteli”

Politikani i njohur Neritan Ceka është shprehur i pakënaqur për prezantimin e Shqipërisë në dyert e Europës.

Përveç paraqitjes të pahijshme të kryeministrit, i cili sipas Cekës e trajton Shqipërinë si ndonjë vend nga ku vijnë kryetarët e shteteve të vendeve të Afrikës Qendrore me bojëra e pupla, ai duket i pakënaqur edhe me përfaqësimin e Shqipërisë nga Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora , Ceka tha se shqiptarët kanë mijëra intelektualë dhe përfaqësohen nga mediokriteti maksimal. Ai theksoi se Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, bën performancën e një mësuesi fshati.

Për Cekën, Shqipëria është e barabartë me një fshat kinez, sa i përket numrit të banorëve.

Pjesë nga biseda:

Gazetarja: Shikoni ndonjë lloj ngërçi për mënyrën se si zhvillohen bisedimet me Komisionin Europian mes Shqipërisë dhe vendet e tjera? Mos ndoshta duhet të fokusohemi tek marrëdhëniet dypalëshe, sidomos vendet skeptike sepse Komisioni Europian është një institucion burokratik në një farë mënyre.

Neritan Ceka: Normalisht duhet të marrim Komisionin Europian që është përgjegjës për një masë gati 200 milionë njerëz. Nga ana tjetër kemi një super fuqi dhe një Shqipëri që është e barabartë me një fshat kinez. Pra kemi regjistruar 4 mln banorë, 2 mln kanë ikur, janë 1 mln për të ikur dhe kjo është Shqipëria që ulet në tryezën e Ministrave të këtyre vendeve,

që vetëm një fshat i tyre prodhon sa gjithë Shqipëria.
Kemi Ministri të Jashtme inefikase, natyrisht nëse duam të punojmë. Po e lëmë jashtë kryeministrin, i cili është pjesë e një folklori në Europë që e trajton Shqipërinë si ndonjë vend nga ku vijnë këto kryetarët e shteteve të vendeve të Afrikës Qendrore me bojëra e pupla. Kjo është Shqipëria që prezantohet, etnografike.

Akoma mendojnë që shqiptarët kanë mijëra intelektualë, përfaqësohen nga mediokriteti maksimal. Ke një ministër të jashtëm që bën performancën e një mësuesi fshati. Një njeri i tillë që mund të ishte maksimumi portieri i një hoteli me 3 yje në Tiranë na shkon si Ministër i Jashtëm. Këto janë karikaturat e shtetit shqiptar. Mos të flasim pastaj për Parlamentin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...