Një histori e dhimbshme është transmetuar dje në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”,

ku një vajzë 21-vjeçare, studente e shkëlqyer në universitet lypte rrugëve të Tiranës për të mbledhur para. Nëna e saj, 56 vjeç, ka nevojë për një operacion i cili kushton 15.000 mijë euro.

“Për mamin unë do të bëja gjithçka. Prandaj kur erdhëm këtu në Tiranë unë mora një vendim. Ka qenë një vendim i vështirë, sepse i trembesha gjykimit të njerëzve. Por pastaj thashë, jo, le të mendojnë çtë duan. Nuk e shihja dot mamin në atë gjendje. Mora një karton dhe shkrova. Pastaj mora mamin në karrocë dhe dolëm në rrugë për të kërkuar para, për protezën”, është shprehur Fatbardha.

Pasi mbaron leksionet ne universitet, Fatbardha merr nënën me karrocë dhe ecin rrugëve. Por tani 21-vjeçares nuk do i duhet më të lypë sepse në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, ajo ka marrë lajmin e mirë. Një shqiptar që jeton në SHBA, i quajtur Astrit Kerkuti nga Dibra e Madhe, ka telefonuar dhe ka thënë se do t’i paguajë ai 15 mijë euro për operacionin e të ëmës.